• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Lushnje/ Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, një deputet në spital

Arkiva, Kryesore, Lajme
Lushnje



Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në nje kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.

Pasojat ishin fatale. Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Mes tyre është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Personi që ka humbur jetën është identifikuar nga policia me inicalet L.V.

(Video e shpërthimit)
(Deputeti i plagosur, Bujar Çela i Partisë Socialiste)

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një vinç, i cili ka këputur linjën e tensionit të lartë. Linja ka rënë mbi depozitën e gazit e cila shpërtheu. Lapsi.al mëson se personi që ka humbur jetën me inicialet L.V. ishte personi që komandonte vinçin.

(Pamje nga vendi i ngjarjes)

Deputeti Çela dyshohet se është gjendur rastësisht në kapanon, pasi biznesi i tij furnizonte magazinat e bizneseve aty.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të mëdha police dhe urgjence.

Lushnje
(Urgjenca në vendin e ngjarjes)

Policia reagoi zyrtarisht duke dhënë detaje për ngjarjen.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.” – njofton policia, e cila shtoi se kanë nisur hetimet për të përcaktuar ekzaktësisht shkakun e ngjarjes.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Deputeti Bujar Çela është futur në sallën e operimit, por gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe nuk rrezikon jetën. ©Lapsi.al 



6 Comments

  1. Në këtë përgjigje del se Ola Xama përdor dy emra. Emri i saj zyrtar është Basjola Pandeliu.

    “Zakonisht, me dy ose më shumë emra operojnë bosët e trafikut të drogës, vrasësit me pagesë, spiunët etj., pra dikush që kërkon të fshehë të shkuarën e errët apo që po kryen një veprimtari të paligjshme. Nuk besojmë se Basjola Pandeli ka lidhje me botën e krimit dhe as se ka përdorur emrin Ola Xama për qëllime të liga apo halle të vjetra….”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *