• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Lushnjë, shkëputet energjia elektrike në zonë për arsye sigurie

Arkiva, Lajme, Të fundit
shpërthimi



Shpërthimi i fuqishëm që tronditi Lushnjën pasditen e së premtes la pas dy viktima, babë e bir ndërsa 7 persona të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthimi ishte aq i fortë sa ka lënë pas edhe dëme të shumta materiale. Deri tani besohet se ngjarja e rëndë ndodhi pasi një vinç që punonte në këtë kapanon ra në kontakt me një shtyllë të tensionit të lartë duke çliruar rrymën dhe duke sjellë shpërthimin.

Të plagosurit, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, janë dërguar për trajtim në spital. Mësohet se kapanoni ishte në pronësi të deputetit. Edhe aty dëmet janë të shumta pasi ka materiale të dëmtuara dhe xhama të thërrmuar. Dëme kanë pësuar edhe godinat dhe bizneset që ndodhen pranë ambientit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Ngjarja ka ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike në zonë. OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e sotme se për arsye sigurie, kërkuar nga organet e hetimit linja 35kV Plasmas – Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë. Nga kjo ndërhyrje pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogël dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës.

“Ekipet e OSSH po punojnë paralelisht për sigurimin e furnizimit të Nst Hysgjokaj nga një tjetër linjë, me qëllimin rikthimin sa më shpejtë te energjisë elektrike në njësitë administrative të lartpërmendura” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Allahu hakun. Qofshin te Xhenetit shqiptart per buk te gojes. Per te pangopur e pushtetit lejn kockat. Mjerim i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *