• |
ide | kryesore

Vijojnë hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës/ Merret në pyetje vajza e martuar

Lajme, Të fundit



Hetimet mbi vrasjen që tronditi mbarë opinionin publik vazhdojnë. Ditën e sotme është marrë në pyetje vajza e madhe e familjes së Pëllumb Metës, i cili u vra dhe gropos në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij.

Bedra Meta, e martuar, ka qëndruar me një linjë me deklaratat e pjesëtareve të familjes së saj lidhur me sherret e herëpashershme në familjen e tyre, ndërsa ka deklaruar se babai i tij ishte autoritar dhe se çdo gjë në familje bëhej siç thoshte ai. Ajo është shprehur se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe e ka marrë vesh këtë kur ngjarja është bërë publike. Momentalisht ajo po qëndron te shtëpia e gjyshërve të saj ku gjendet dhe e ëma, në Gjorm të Laçit.

Ndërkohë lidhur me vazhdimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, bëhet e ditur se pritet të vijnë rezultatet e ekspertizës balistike nga laboratori shkencor në Tiranë për armën e krimit. Ajo është një pistoletë mod-54 ose siç njihet ndryshe TT.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se përveç intervistave të kryera deri më tani, ku janë dokumentuar ato të familjarëve të viktimës (dy djemve, dy vajzave, bashkëshortes dhe 3 pjesëtareve të familjes Qatja që kërkonin të bënin shkesi me Metët) do të kryhen edhe disa veprime të tjera praktike për ta plotësuar dosjen hetimore.



1 Comment

  1. Është “me fat të madh” ky dymetroshi shqiptar kryeministër.
    Gjithmon kur bën ndonjë prapësi të madhe politike, qeveritare apo financiare, ndodh ndonjë ngjarje kriminale e tillë që shkëput vëmëndjen e mediave e publikut.
    Duket kjartazi se dy “simitet” e fundit , një me Zelenskin e tjetra me Varley, janë pjekur në furën e Aleksis Sorosit.
    Por mediat të zëna shumë me vrasjen në Durrës, një ngjarje me të vërtetë sa makabre, aq edhe misterioze, as nuk ju bie në mend të komentojnë praninë e Sorosit junior të ulur pas shpinës së Ramës, apo të dalë në foton “familiare” të samitit të dytë.
    Veç këtij fakti, më tërhoqi vëmëndjen një episod shumë domethënës i kapur nga kamerat, ku Sorosi i ri, pas “Fotos familiare”, nxiton të takojë Vuçiçin e të përplasë me te pëllëmbëm e dorës lartë, që për ne shqiptarët quhet “qe palla” , e ka kuptimin, mbaroi kjo punë ashtu siç e deshëm.
    Me deklaratat pas “simiteve” , doli se Rama e Zelenski u pajtuan me kërkesën e Vuçiçit që të mos i bihej në qafë Putinit më me sanksione, po o burra të bëjmë paqe me kushtet që do të vejë ai e siç ka projektuar familja Soros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *