• |
ide | kryesore

Berisha: Vuçiç anuloi zgjedhjet në Beograd, Rama qeveris me vota të vjedhura

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar anulimin e zgjedhjeve në Beograd. Në protestën e radhës pranë shtëpisë së tij, Berisha tha se vetëm në Shqipëri vijojnë të qeverisin kryebashkiakë të zgjedhur me vota të krimit.

“Dy muaj më parë, zgjedhje u zhvilluan në Beograd, Serbi. E vërteta Vuçiçi dhe Rama nuk pranojnë kurrë votën e lirë. Por megjithatë dua të ju them këtu se në rezultatin e përgjithshëm diferenca mes opozitës dhe qeverisë serbe ishte 71%, 19% kishte opozita serbe.

Në Shqipëri 40% mori opozita pa financime, pa komisionerë, pa logo. Në Beograd anulohen zgjedhjet, kurse në Shkodër, në Durrës, Elbasan, Tiranë, vazhdojnë qeverisin bashkiakët që fituan mbi krimin. Kjo është padrejtësi.

Absolutisht e kam deklaruar dhe e deklaroj 100 herë se Aleksandër Vuçiç meriton të shkojë në Hagë si doktrinar gjenocidi, se ai përfaqëson një Putin të vogël, por vota e serbëve nuk është më e rëndësishme se vota e shqiptarëve. Pse e solla këtë shembull. E solla sepse po nuk u ngritëm vetë, po nuk morëm fatin tonë në duart tona, nuk kemi pse të presim nga askush, përveç se vetja jonë” – tha Berisha. /LAPSI.al



5 Comments

    1. Ma mire me sorosin …pak ta fut…pak ja fut.? Rama kete zanat ka ,eshte i pergdhelur nga BN,se eshte pa brek.!votone si enverin o pis milet.

  1. Salës i ka pjerdh mendorja fare. Tani që është plak është gjynah i shkreti. Në 2011 duhet të ishte brenda si vrasës, tani s’ke çfarë të futesh në burg, ky është pjerdh totalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *