• |
ide | kryesore

Gjermania: Po e vlerësojmë edhe ne një marrëveshje si Italia me Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Faeser



Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e që plotësojnë standardet e shtetit ligjor. Në këtë kontekst shikohet nga qeveria gjermane edhe prakticiteti i marrëveshjes Itali – Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën gjermane, “Welt am Sonntag”, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh, se “ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë thonë, se duhet ndryshuar legjislacioni për këtë. Ne po e shohim këtë me shumë kujdes. Kriter për ne janë të drejtat e njeriut, si mbrohen në juridiksionin europian dhe në kushtetutën tonë.”

Si vende që mund të vijnë në konsideratë, Faeser përmend “shtetet që ndodhen në itinerarin drejt Europës dhe respektojnë rregullat e shtetit ligjor”. Ndërkohë për të përshpejtuar procedurat e azilit, ministrja e Brendshme, Faeser ka premtuar 300 milionë euro shtesë. “Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët ne e forcojmë me 1.160 punonjës shtesë”, – tha Faeser për gazetën gjermane. /DW



13 Comments

  1. Pse se thotë shqip kjo, do i hedhim në Shqipëri të gjithë emigrantët e tepërt të Gjermanisë?! Pastaj rradhën e ka Franca, Anglia, etj

    Pse jo, kur gjen shesh, pse mos ta bësh përshesh?!

    1. Prandaj i perzuri shqiptaret ky i gjati qe tju beje qoka evropjaneve qe ti thone “ti je me i zgjuari ne Ballkan”

    2. piktori pranon te perdhunohet me cdo kerkese te europes ,madje shpesh edhe kur ata skane ide jua jep ky nastradini ,vetem e vetem ti afrohet hyrjes ne europe ……..cfare trishtimi i kobshem

    3. Ja pra si integrohesh ne BE dule u bere kazani i plehrave te avropit.

      Te qivja edi ramen e te qivja mu ne avrop!

    1. Me nje fjale ne edhe pa hyre ne Be do bëhemi haleja e europes
      Mos e befshin piken e hajrit te gjithe politikanet e Shqipërisë per 30 vjet e shkatërruan vendin ne kete far feje
      Me te burgosurit e aGuantanamos,muxhahidinet ,afganet sorroxhinj dhe tani afrikanet .
      Jemi popull i mbarum kemi marre fund
      Vrasim njeri tjetrin per hic gje,burrat vrasin grate pastaj veten ,Bashkia prish varrezat i hedh eshtrat neper tunele Zoti i mallkofte.
      Dhe ne rrime e vështrojmë.
      Ne jemi kavie experimenti
      Do ju ve byzylyk thote rama do beje experiment ne tre zona ku kane ngel ska ngel 1% e popullsisë do ju jap nga 10 mije leke te reja . Fëmije me tumor pa ilace dhe ne bejme si qente jo rama jo sala
      Turp turp.turp.

  2. Hipokrite, as qe duan t´ia dine qe shqiptaret po jetojne ne diktature pothuajse.

    Ketu nuk ka cfare ben opozita duhet te protestoje populli.

    1. Popull nuk ka me! Vetem patronazhistet kane mbetur. Ata nuk ngrihen se marrin 2 rroga pa punuar vetem duke bere pislleqe

  3. Fale djalit te Kristaqit, qe mban paster dhe zbukuron vetem qendren e Tiranes, Shqiperia sot ‘”lulzon” si i vetmi narkoshtet i Europes dhe cdo dit e me shume si koshi i plerave te saj.

  4. Historia përsëritet. Europa nuk ma konsideruar dhe kanë bërë si të duan më në aq më tepër kur gjejnë tradhëtarë të bashkëpunojnë!!!
    Tani dhe Amerika është bërë pjesë e këtij pislliku.
    Është një plan i mirëmenduar që Shqipërinë t’a kthejnë në geto.
    Dhe shqiptarët patriotë vetëm me këngë se me vepra janë zero.
    Janë të kënaqur e tè lumtur të jetojnë në diktaturë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *