• |
ide | kryesore

Identifikohen dy shqiptarët e arrestuar me 100 kg drògë në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
kanabìsit, drogë, Greqi, greke



Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar ditën e djeshme me rreth 100 kilogramë drogë. Ata fillimisht tentuan t’i arratisen policisë greke me një automjet, por u ndaluan pasi u përplasën me një automjet tjetër të parkuar.

Sipas burimeve policore, gjatë ndjekjes një prej drejtuesve të operacionit ka hapur zjarr paralajmërues. Pasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, dy shqiptarët janë larguar me vrap, por më pas janë prangosur.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Dalipi, 24 vjeç me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri si Amarildo Omeri, 35 vjec nga Fieri.

Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *