• |
ide | kryesore

Berisha sulmon gjyqtaren: Irena me tre mbiemra, një falsifikatore e shpifur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një seri akuzash ndaj gjykatës Irena Gjoka. Në fjalën para mbështetësve të tij poshtë dritares, Berisha e konsideroi gjykatësen e procesit të tij, një “falsifikatore të shpifur”.

“Sot Edi Rama urdhëroi një gjykatëse falsifikatore të shpifur, një njeri pa ligj, pa moral ligjor, një mashtruese ordinere, të turpshme, të shtyjë procesin, vetëm e vetëm se nuk ka asnjë fakt. Vetëm e vetëm se është një proces fund e krye politik. Një proces fund e krye ekstraligjor. Një proces fund e krye antikushtetues” – tha Berisha që komentoi edhe lajmet e mediave greke që raportuan për një arrestim të gjykatëses vite më parë në shtetin fqinj.

“Dhe pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur.

Një turp njeri, një turp gjykatëse! Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë. Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente. Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së. Një kukull e neveritshme, që në vend se të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës. Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës. Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës” – tha Berisha. /LAPSI.al



9 Comments

  1. Edhe pse sot, nga maja e penxheres i shprehu mbështetje bazës ushtarake të NATO në Kuçovë, (pa ja kërkuar njeri) çdo mbasdite mban nga një fjalim kundër SHBA dhe perëndimit që e ka sanksionuar “non grata” dhe familjarisht si hajdut, duke u përpjekur të krijojë një kontingjent taliban antiperëndimorë në Shqipëri.

  2. makina ushtarake e Shqipërisë kishte 1.200 tanke dhe përbënte forcën tankiste më të madhe në rajon. Forcat ushtarako-ajrore kishin 196 avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe vetëm baza e Kuçovës kishte 140 avionë ushtarakë.

    Flota ushtarako-detare kishte 100 luftanije të tipeve të ndryshme. E gjithë kjo makinë ushtarake e dobishme për mbrojtjen e atdheut u shkatërrua si me shkop magjik nga një urdhër suprem.Salih Berisha president.

  3. Nuk tha asnje fjale per Irenen deri para dy muajsh,asnje fjale per Arben Krajen . Tani filloj me retoriken 32 vjecare. Kush nuk eshte me te eshte armiku i tij dhe i shqiptareve. Shume i pabesueshem je z. Berisha.

  4. Shpifesi dhe sharesi numer nje ne Shqiperi. Cfare nuk ka thene jo vetem per armiqte e vete politike por dhe per ata brenda familjes se vete politike apo te zgjedhur prej tij duke filluar nga Lul Basha, tek ish presidenti Topi, apo ish krye prokurorja Rama mos te shkojme 30 vjet me pare ku nuk la gje pa shpifur per Hajdarin, Selamin, Pashkon, Brocin, dhe nje liste e gjate bashkepunetoresh. Gjuha e tij nuk ka ndryshuar ne keto 30 vite

  5. Kanceri no-grata, arkitekti i 97′, firmave piramidale, ndertimeve pa leje, dhe shkaterrimit total te shqiprise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *