Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën të tij në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”. Kurti ka folur për diplomacinë në terma të përgjithshëm, ku ka përmendur autokracinë serbe ndaj Kosovës. Sipas tij, regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës.
Ai tha se Kosova ka forcuar demokracinë dhe i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusise e Ukrainës.
“Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit. Rrugëtimi ndaj integrimit euroatlantik kërkon mbështetje dhe solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare. Përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga te gjitha fuqitë demokratike përtej atlantiukut”, ka thënë Kurti.
Deklarata te tilla veq sa prishin raportet me teje Albin dhe vllaut te vuqiqit ,prandaj ki kujdes gjysma e shqiperise te urrejn per shkak te ramsit qe kritikon vuqiq,Pastaj ki parasysh se edhe rama edhe vuqiq jone klientel e soros qe dot thot armiqesi me BN,mos fol ma mire si opozita ne kosove…!!!