• |
ide | kryesore

Kurti: Regjimi në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës, kanë sjellë 4 herë ushtrinë në kufi

Lajme, Të fundit


Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalën të tij në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”. Kurti ka folur për diplomacinë në terma të përgjithshëm, ku ka përmendur autokracinë serbe ndaj Kosovës. Sipas tij, regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës.

Ai tha se Kosova ka forcuar demokracinë dhe i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusise e Ukrainës.

“Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit. Rrugëtimi ndaj integrimit euroatlantik kërkon mbështetje dhe solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare. Përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga te gjitha fuqitë demokratike përtej atlantiukut”, ka thënë Kurti.


1 Comment

  1. Deklarata te tilla veq sa prishin raportet me teje Albin dhe vllaut te vuqiqit ,prandaj ki kujdes gjysma e shqiperise te urrejn per shkak te ramsit qe kritikon vuqiq,Pastaj ki parasysh se edhe rama edhe vuqiq jone klientel e soros qe dot thot armiqesi me BN,mos fol ma mire si opozita ne kosove…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *