• |
ide | kryesore

Telefoni i Monika Kryemadhit në SPAK/ Meta: Nuk mbaj përgjegjësi për asnjë njeri!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë për kërkesën e saj në lidhje me kthimin e një telefoni celular të sekuestruar.

Më parë, Gjykata e Posaçme dhe Apeli i kanë rrëzuar kërkesat e Kryemadhit dhe tani çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Mësohet se telefoni është sekuestruar në shtëpinë e nënës së Kryemadhit në kuadër të hetimeve për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Sekuestrimi i telefonit për bashkëshorten e ish-presidentit është një çështje e trajtuar pak në media, ndërsa ditën e sotme kreu i Partisë së Lirisë tha se nuk mban përgjegjësi për njeri tjetër, veç vetes. Meta bëri dallimin mes tij dhe Kryemadhit në raportet politike që kanë me njëri-tjetrin.

“Ju mund t’i drejtoheni vetë znj.Kryemadhi. Janë dy çështje të ndara me thikë i raportit tim politik me znj. Kryemadhi, i cili nuk është ndonjë raport që ka shkëlqyer shumë për hir të së vërtetës, për shkak të ndonjë vendimi të marrë prej saj në të kaluarën, siç ka qenë ai i djegies së mandateve dhe ai i raportit si bashkëshorte. Ku ajo me thënë të drejtën është një shembull shumë i mirë për sa i takon edukimit dhe mbarëvajtjes së fëmijëve. Për këtë çështje kam vetëm një përgjigje: Nuk mbaj përgjegjësi tani, se dikur thoja që mbaj përgjegjësi për vajzën e vogël, por tani edhe ajo i bëri 19 vjeç. Nuk mbaj përgjegjësi për asnjë njeri për çdo sjellje në raport me ligjin. Ajo që dua t’ju siguroj juve dhe gjithë shqiptarët është që sjellja ime në raport me ligjin, në raport me Kushtetutën ka qenë gjithmonë perfekte dhe janë të mjerë të gjithë ata mercenarë të Edi Ramës dhe të zarave të Edi Ramës, të cilët përpiqen të fabrikojnë, të përdorin njerëz të cilët kanë probleme të rënda me drejtësinë dhe duhet ta kishin vendin në burg thjesht dhe vetëm për t’i përdorur kundër Ilir Metës. Nuk ka patur, nuk do të ketë asnjë rast të cënimit të ligjit nga Ilir Meta qoftë në kryerjen e detyrave shtetërore qoftë dhe gjithcka tjetër. Dhe duhet ta dini ju, meqë pyetët për 2 Marsin që edhe kjo çështje që është hapur për herë të tretë apo të katërt, CEZ/DIA është regjistruar nga McGonigali, sepse një nga angazhimet kryesore të McGonigal që është takuar edhe me prokurorë të SPAK, McGonigal që u dënua për lekët që mori për llogari të Edi Ramës kundër opozitës, ka qenë që të aktivizonte çështjen CEZ/DIA dhe kjo çështje është regjistruar në dhjetor të vitit 2019. Dhe kur është ky moment? Që ta dini ju. Ky moment është midis manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë. Se 2 Marsi u planifikua të bëhej nga unë në fillim të dhjetorit, por për shkak të tërmetit në nëntor, u shty dhe ndodhi në Mars, si mjet presioni kundër presidentit të republikës, që të pranonte betimet e faqezinjve dhe faqezezave te Lana. Edhe sa herë kishte ndonjë konflikt kundër presidentit të republikës për çështje që ai mbante vetëm qëndrime kushtetuese, zarat e SPAK-ut thoshin “Po vjen furgoni se ka ardh Kastriot Ismaili” më falni se po ia përmend emrin “Po vjen te SPAK-u” “Ka vajtur x prokuror, zar i Edi Ramës në Fier atje po jep dëshmi etj etj” dhe unë qëndrimet edhe më të forta, më patriotike i kisha edhe më në mbrojtje të Kushtetutës i kisha. Dhe ju e dini shumë mirë se i vetëm në Komisionin e Venecias e kam shqepur Edi Ramën dhe McGonigalët e tij në të gjitha çështjet ku diskutohej për problemet në raport me Kushtetutën. Janë hedhur miliona euro. Të mos harrojmë që ky Komision ka bërë dy deklarata që është detyruar më pas t’i përgënjeshtrojë se nuk ishin në përputhje me vendimet që ishin marrë në Komisionin e Venecias dhe si rezultat i reagimit të shumë njerëzve me integritet në Komisionin e Venecias që po e kuptonin se në Shqipëri kishte një aktivitet mafioz që synonte të kompromentonte edhe Komisionin e Venecias në mbrojtje të kapies së shtetit” u shpreh Meta.



2 Comments

  1. O Baftiar lapangjozi, po si nuk e njeh Kijen e 21-shit mo?! Po mostrat e Familjes Adams, po Shrekat obez, a nuk i ka pjellur Kija?! Po pazaret qe benit bashke apo varja se i ha mileti, nejse dil andej nga shtepia e Gjinit/Bes Kullakut se u bone edhe ti me dashnore, plere, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *