• |
ide | kryesore

Video/ E djathtë nën traversë, asnjë shans për portierin: Asllani shënon golin e parë me fanellën e Inter

F1, Sport, Video
Asllani



Kristjan Asllani po e shfrytëzon si duhet mundësinë që po i jepet, në pritje të Calhanoglu. Pas asistit në ndeshjen e fundit, vjen edhe goli i parë me fanellën e Inter për mesfushorin e kombëtares. Në minutën e 31′ të ndeshjes ndaj Genoa, Asllani zhbllokoi rezultatin, duke kaluar në avantazh zikaltrit e teknikut Inzaghi.

Një asist i Alexis Sanchez, nxorri mesfushorin të vetëm përballë portierit kundërshtar. E djathta e lojtarit kuqezi përfundoi nën traversë, duke tundur rrjetën pas shpinës së portierit Martinez. Goli i parë për zikaltrit nga Asllani, në ndeshjen e tretë radhazi si titullar në Serie A. Më parë djaloshi kuqezi kishte shënuar në kampionatin elitar italian vetëm me fanëllën e Empolit, duke ndëshkuar për ironi të fatit pikërisht Interin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *