• |
ide | kryesore

Jepet sot vendimi për Belerin, përfaqësues të ambasadës greke në sallën e gjyqit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Merret sot vendimi për Fredi Belerin, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili akuzohet për blerje votash. Vendimi do të jepet nga GJKKO, ndërsa SPAK ka kërkuar 2 vite dhe 6 muaj burg për të.

Në foton më lart është edhe përfaqësuesi i ambasadës greke në momentin që hyn në Gjykatën e Posaçme në Tiranë.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për mikun e tij Pandeli Kokaveshi. Fredi Beleri është arrestuar më 12 maj të 2023-shit dhe akuzohet për blerje të votave në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Siç shihet nga pamjet, të pranishëm në SPAK janë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i Ambasadës greke. Çështja e Belerit ka sjellë përplasje dhe mes Greqisë dhe shtetit shqiptar.

Një ditë më parë, media greke “Ta nea” publikoi të dhëna kompromentuese për kryegjyqtaren Irena Gjoka që ka qenë e arrestuar dhe më pas e dëbuar nga Greqia për falsifikim dokumentash.

Irena Gjoka, që dikur mbante mbiemrin Shpata (Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka) rezulton të jetë arrestuar “për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke” shkruajti Ta Nea.

Arrestimin dhe dëbimin në Greqi, Irena Gjoka e ka mbajtur të fshehtë gjatë procesit të vetingut.

Të dhënat kompromentuese nuk ishin publikuar më herët dhe mbetet për t’u parë nëse do të kenë ndikim në procesin Beleri. Këshilli i Lartë Gjyqësor në vend se të merrte masa për Gjokën e ka mbështetur atë duke kërkuar që trupit gjykues të mos i bëhet presion nga mediat.


6 Comments

  1. Shif si vine fashistet e vegjel…rond rond si cuba!
    Kurse Lapsi i man hajdarin në krah se mos i takon përtok…
    Sh turp për Lapsin se ata budallenjt azap vallaj ju hypt vetja ne qejf sa më fort…

  2. Fashist jane ata qe dhunojne te drejtat themelore te qytetareve. Nuk kam qene kurre ne Greqi

    por Greqia ka qene buka e Shqiperise per 30 vjet sidomos ne fazen e pare te tranzicionit.

    Nese te drejtat i jane shkelur si grek atehere akoma me keq. ne e dime se nuk eshte ne burg si

    grek por si opozitar. Ne e dime se si shkelen masivisht te drejtat e qytetareve shqipetar pavaresisht

    nga nacionaliteti. 38 mije qe u futen ne burg vetem brenda nje viti, mijera shtepi te rrafshuara nga

    fadromat e rilindjes , 65 %e te arresuarve aktualish qe mbahen pa akuze ne paraburgim etj etj etj etj etj

    jane deshmi e nje regjimi shtazarak qe shkel ne vazhdimsi lirite e te drejtat e qytetareve.

    1. se ne fakt ne greqi te drejtat respektohen ,sidomos te shqiptareve …….
      Greqia mesa di une sna ka falur buke ,ju ka rene bretku shqiptareve ,shpesh edhe ne kushte mizerje ,nese ka nje shtet fashist ne europe eshte pikerisht greqia ,te shohim a ka kellqe sistemi yne i drejtesise tju thote fuck off ketyre legenave

  3. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke verifikoi të gjithë sistemin elektronik, në të cilin janë të regjistruar personat me problemet ligjore në vend dhe rezultoi se zonja në fjalë me të gjitha emrat dhe mbiemrat e përmendur në shkrimin e një gazete greke, nuk rezulton të kishte ose të ketë një ndalim të hyrjes në Greqi

  4. T’a them unë që kam qenë atje 14:27 dhe në periudhën më të keqe në 97.
    Se kam ndjerë kur veten keq përkundrazi jemi ndihmuar dhe pa dalë në pah duke të lënë para derës qeset me ushqime dhe zarfe me para.
    Dhe mos harroni që atje jetojnë miliona arvanitë që hapur ose dhe jo të mbanin afër sidomos ato familje me fëmijët e vegjël.
    Janë të dhënë pas fesë së tyre por ishin shqiptarët që sigurisht që mendonin se ishte më mirë të hiqeshin orthodhokse.
    Prandaj të mos kalojmë e ti akuzojmë për gjëra jo qëna sepse vetëm fakti se kanë jetuar e jetojnë do të thotë se gjaku nuk bëhet ujë.

  5. Kaq i sigurtë je o 14:43??!
    Ti sikur je punonjës i lartë i policisë greke!!! Gazeta Ta Nea është gazeta më e madhe dhe serioze.
    Dhe këtu problemi nuk është Greqia por shteti mafioz diktatorial i Ramës që më vetingun partiak kaluan këtë plehrë e shumë plehra të tjerë që të shërbenin për të rivendosur diktaturën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *