• |
ide | kryesore

Çështja “Partizani”/ SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, Gjykata e Lartë vendos sot

Lajme, Të fundit



SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, në hetim e çështjes së kompleksit “Partizani”. Në Gjykatën e Lartë sot do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, që kundërshton masën “arrest shtëpie” dhe ndryshimin e masës në “arrest në burg”.

Ndërkohë, po sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet edhe kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon heqjen e masave “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjykata e Posaçme një ditë më parë shtyu për më 8 mars seancën për heqjen e masës arrest në shtëpi për Berishën dhe dhëndrin Malltezi.

Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën “arrest shtëpie”. Ata akuzohen për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.



13 Comments

    1. Nuk ta ka fajin vendi o djalo.
      Fajin e ka murtaja e kuqe komuniste që mbolli spiunët e vrasësit e që vazhdojnë akoma edhe sot të bëjnë ligjin në Shqipëri.
      Nuk na e kanë fajin edhe EU e SHBA që i votuam e mbajmë në kurriz ish Partinë e Punës.
      Kemi dëgjuar që për çdo vit . këto shtete e parlamentet e tyre të dënojnë me rezoluta e raporte shkeljen e të drejtave të qytetarëve , përhapjen e krimit e korrupsionit të kësaj qeverie.
      Nuk i dëgjuam ata dhe për ca para të qelbura votuat përsëri për punistët.
      Jo po Europa e SHBA takohet me dymetroshin ?
      Po me kë të takohen ?
      A mos me Braçen apo spurdhjakun tjetër Bardhi që bën opozitën e vetes së tij ?
      Sigurisht që do të takohen me kryeministrin apo presidentin që përfaqësojnë zyrtarisht shtetin.
      Janë takuar jo vetëm me Putinin, por edhe me Sadamin apo Kadafin, disa presidentë të SHBA e të BE.
      A mos do të thotë kjo se perëndimi i respektokërka këta satrapë ?

      1. po ca kominist thua o mavri me boj. Nuk ka pas komunista Shqiperia, vetem enverista. Ndersa tani nuk ka as evnerista pervec ca pleqeve. Keta te sotshmit jan kapitalista te eger fare. Leji prallat me komunista se ska mo? Maksimumi me mir fol per sorrosista.

  1. Pas asaj tradhtie të rëndë kombëtare që iu bë Shqipërisë dhe shqiptarëve me shkatërrimin përfundimtar të ushtrisë, të mbrojtjes së këtij vendi, që për cilindo të vend, sado i fuqishëm të ishte, sepse vetëm asetet ushtarake të shkatërruara ishin 130 miliardë dollarë. Po të marrësh në konsideratë faktin që në 24 orë, Poliçani prodhonte 40 tonë municion në ditë dhe po të kesh parasysh faktin që vetëm fabrika e armëve në Gramsh prodhonte 480 kallashnikovë në 24 orë dhe po të kesh parasysh faktin që kishim 192 avionë luftarakë, plus 6 helikopterë ushtarakë, dhe po të kemi parasysh faktin që kishim 1.200 tanke

  2. Le tam mbroj Gaz Bytha me Gjekun e Markajve kete tani. Se Saliu me veprimet e fundit doli hapur qe gjith levizja e tij behej per interesin e tij personal dhe te familjes biologjike te tij. Si duhet te nduhet gjith ato demokrat qe e mbeshteten ne rrugen qe nisi, gjoja per te kthyer demokracin dhe garen e lir partis demokratike? Si duhet te ndihet ata demokrat qe e mbeshteten duke e besuar qe Saliu do kthente proceset demokratike ne parti dhe pastaj shofin dy personazhe qe jan shar mbrapa e para nga Saliu dhe mbeshtetesit e tij, i shofin te behen nen-kryetar partie pa asnje proces zgjedhjeje, pa konkurenc, po thjesht per pazare te pista karrigesh kuvendi. A ja vlen me me i shku nga mbrapa Saliut ne pazaret e tij personale dhe thjesht per interes personal?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *