• |
ide | kryesore

Përndoqi një 31-vjeçare, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit


Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë nën akuzën se ka përndjekur dhe i ka shkaktuar pasiguri një 31-vjeçareje. Ai ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale pasi ka përndjekur të njëjtën vajzë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Same”. Përndoqi një 31-vjeçare, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Same”, për kapjen e tij.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi L. H., 41 vjeç, banues në Vorë. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *