• |
ide | kryesore

Plas skandali në F1: presidenti i FIA-s, Ben Sulayem ka influencuar rezultatin e një Çmimi të Madh

Sport
Sulayem



Nuk ka paqe për botën e F1. Ndërsa stuhia që përfshin drejtorin e ekipit të Red Bull, Chris Horner, nuk tregon shenja të zbutjes, një çështje e re rrezikon të minojë besueshmërinë e sistemit. Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, është nën hetim për tentativë për të influencuar në rezultatin e një Grand Prix sezonin e kaluar. BBC në fakt ka pasur akses në një raport të hartuar nga një përgjegjës i Federatës dhe drejtuar komitetit të etikës, i cili flet për një ndërhyrje nga Ben Sulayem për të revokuar një dënim prej 10 sekondash të vendosur ndaj Fernando Alonsos në GP të Arabisë Saudite, në 19 mars 2023.

Raporti citon një burim anonim, sipas të cilit Ben Sulayem telefonoi Sheikh Abdullah bin Hamad bin Isa Al Khalifa, zv/president i FIA-s për sportin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, i cili ishte në Arabinë Saudite për garën në cilësinë e zyrtarit, duke e informuar se sipas tij dënimi duhej të revokohej. Sipas BBC, do të duhen 4 deri në 6 javë që komisioni i etikës të hartojë një raport mbi rastin.

ÇFARË NDODHI NË GP E ARABISË?

Alonso kishte marrë një penalitet fillestar prej 5 sekondash për vendosjen e makinës së tij pjesërisht jashtë kutisë së nisjes në fillim të garës. Spanjolli e kishte shlyer dënimin në pit stopin e parë, por më pas pësoi një penalitet të dytë (këtë herë 10 sekonda), sepse mekanikët e kishin prekur makinën në pjesën e pasme me një mjet pune gjatë atyre 5 sekondave.

Në atë kohë, neni 54.4c) i Rregullores Sportive thoshte: “Ndërsa një makinë ndalohet në boxe për shkak të një sanksioni sipas neneve 54.3a) ose 54.3b) më sipër, ajo nuk mund t’i nënshtrohet ndërhyrjeve derisa makina të ketë mbetur e palëvizshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së sanksionit”.

Në fund të garës, sanksioni i dytë në fakt ishte revokuar (sipas kërkesës së pretenduar nga Ben Sulayem) sepse nuk kishte qartësi të mjaftueshme në rregullore nëse thjesht prekja e makinës sillte shkelje. Pas këtij incidenti, rregullores iu shtua një fjali tjetër: “Në këtë kontekst, prekja me duar e makinës apo pilotit apo mjeteve ose pajisjeve të përbëjë punë”.

Falë revokimit, Alonso konfirmoi vendin e tretë që kishte fituar në pistë, sepse përndryshe do të ishte i katërti pas Mercedesit të Russell.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *