• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Lushnje/ Arrestohet sipërmarrësi Leonard Gjini, që kryente punimet

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia ka arrestuar sipërmarrësin Leonard Gjini në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në 1 mars në Lushnje ku shpërthimi në biznesin e deputetit socialist, Bujar Çela, i mori jetën 2 personave dhe plagosi 7 të tjerë.

32-vjeçari Gjini është vënë në pranga me urdhër të prokurorit për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja të rënda.

Sipas policisë, ai ka qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonin dhe ka lejuar kryerjen e punimeve pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.

Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

Leonard Gjini, 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Si pasojë e shpërthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


6 Comments

    1. Po cfare punimesh po kryente sipermarresi ,ai nuk kishte filluar fare nga punimet pasi investitori deputet akoma nuk ishte gati per fillimin e tyre.
      As viktimat as personat e tjere nuk kane qene dhe nuk jane punonjes te sipermarresit por te kontaktuar nga investitori deputet per te prere hekurat per skrap.
      Si ka mundesi qe nga nr. I madh i mjeteve dhe vincit ne pronen e investitorit deputet asnjera nuk ishte ne pronesi te sipermarresit.
      Si fillojne punimet kur me pare duhet te njoftohet bashkia ,imt te cilet ne prani te supervizorit duhet te bejne piketimin dhe me pas urdherohet sipermarresi te ndertoj dhe rrethoj kantjerin.
      Si mund te akuzosh per mosveprim sipermarresin kur investitori deputet nuk e ka kerkuar fillimin e punimeve.
      Por duhen te akuzohet dikush qe te shpetoj bythen deputeti🤮🤮

  1. Tashti problemi është se deputeti po ndërtonte një kapanon por punimet i bënin të tjerët.
    Pra aksidentin e shkaktuan njerëz që punonin dhe normale që i pandehur do merret ai që kishte marrë përsipër punimet.
    Deputeti mund të ketë probleme të tjera me atë ndërtim që janë të shumta por për këtë fatkeqësi them që nuk munden t’a akuzojnë.

    1. Gimi,Gimi,Gimi,
      Ata qe vdiqën e ata qe u plagosen nuk ishin punonjës te sipërmarrësit.
      Kush i kishte punësuar ?
      Tani po degjojme nga policia qe nuk e duam,se kapanoni kishte edhe lende te djegshme brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *