• |
ide | kryesore

U kap me heroinë në banesë, pranga të riut shqiptar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
U kap me heroinë në banesë, pranga të riut shqiptar në Itali


Një i ri shqiptar në Crotone të Italisë është arrestuar pasi në banesën e tij u gjet më shumë se 1.5 kilogramë heroinë, si edhe pajisje dhe mjete për paketimin e lëndës narkotike.

24-vjeçari po ashtu nuk ishte një emigrant i rregullt në Itali. Raportohet se gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën tre pako me heroinë të mbështjella me shirit ngjitës dhe të fshehura në një dollap.

Në përfundim të operacionit policor, autoritetet sekuestruan drogën dhe sendet e tjera, ndërsa shqiptar u arrestua. Ndaj tij rëndon akuza e posedimit të drogës me qëllim shitje, ndërsa do të jetë Prokuroria Publike e Crotones që do të marrë një vendim përfundimtar për të.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *