• |
ide | kryesore

Zbulohet një ambient i veçuar në një lokal të përshtatur për lojëra të paligjshme fati, arrestohet menaxheri

Lajme, Të fundit


Zbulohet një ambient i veçuar në një lokal në lagjen “Liri”, i përshtatur me makineta, celularë dhe pajisje të tjera, për lojëra fati të ndryshme. Sekuestrohen 3 makineta të markës “Apex”, 4 dekoderë me kanale televizive që transmetonin lojëra, 1 laptop dhe 2 celularë.

Arrestohet menaxheri i lokalit, i cili u kap në flagrancë në këtë ambient, dhe punohet për kapjen e pronarit. Pas hekurave ra shtetasi Fjorand Piriasi dhe u shpall në kërkim policor shtetasi Alban Kaçanolli.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se në një lokal në lagjen “Liri”, ishte veçuar një ambient që ishte përshtatur me pajisje elektronike, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me ata për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, finalizuan operacionin policor të koduar “Room”.

Nga kontrollet në brendësi të këtij lokali, u zbulua një dhomë e veçuar ku ishin vendosur makineta të markës “Apex”, lap top, dekoderë dhe celularë, nëpërmjet të cilave ndiqeshin dhe luheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve procedurale u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi F. P., 37 vjeç, banues në Fier, menaxher në këtë lokal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 47 vjeç, banues në Fier, pronar i lokalit. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *