• |
ide | kryesore

Video/ Roma turpëron De Zerbin, Liverpool bën pesë në shtëpinë e Laçit: Leverkusen shpëton mirë në Baku

F1, Sport, Video
Roma



Asnjë problem, pothuajse, për pretendentët për trofeun e Europa League. Kështu, sepse nëse Roma e Liverpool shkatërrojnë kundërshtarët e tyre, Bayer Leverkusen rrezikoi keq në Baku përballë Qarabag. Xhixha u fut vetën për kohën shtesë, në 2-2 e maturuar mes azerëve dhe të besuarve të teknikut Xabi Alonso që nga 2-0 rikuperoi në 2-2 vetëm kur hodhi në fushë disa titullarë.

ROMA 4-0 BRIGHTON

Roma bën një provë të madhe në ndeshjen e parë të 1/8 të Europa League. Skuadra e teknikut De Rossi mposhti 4-0 Brighton dhe e trajton në mënyrën më të mirë çështjen e kualifikimit në funksion të rikthimit në Angli. Në Olimpico në pjesën e parë, verdhekuqtë ndërmorën një rrezik të madh pas një devijimi nga N’Dicka i cili goditi shtyllën. Nga aty ishte një spektakël roman, me Dybala që zhbllokoi ndeshjen (13′) dhe Lukaku që dyfishoi para pushimit (43′). Verdhekuqtë ruajtën portën e pastër falë pritjeve të Svilar ndaj Welbeck. Në pjesën e dytë, të besuarit e teknikut De Zerbi rritën ritmin dhe u përpoqën të reagojnë, por Mancini (64′) dhe Cristante (68′) i dhanë fund çështjes dhe siguruan çerekfinalen.

SPARTA PRAGA 1-5 LIVERPOOL

Liverpool nuk kurseu energjinë, pavarësisht ndeshjes së madhe në Premier League kundër Manchester City në horizont. Reds e mbyllën ndeshjen me Spartën që në Pragë: përfundoi 5-1 në Çeki, një dënim shumë i ashpër për vendasit. Ndeshja u zhbllokua me një penallti në minutën e 5′ nga Mac Allister. Sparta Pragë, që la fillimisht Qazim Laçin dhe Indrit Tucin në pankinë, pësoi golin e dytë në minutën e 25′ me Nunez. Uruguajani kompletoi dygolëshin e tij në të 48′, duke shfrytëzuar më së miri asistin e Mac Allister.

Lexo më tej: Video/ Britma e fitores e Liverpool në minutën e 99′, ndalet Chelsea: Broja, 8 minuta të lodhura me Fulham

Klopp hodhi në fushë Bradley në pjesën e dytë dhe mbrojtësi i ri shënoi menjëherë një autogol, në tentativë për të paraprirë Kuchta në minutën e 46′. Nuk shërbeu për asgjë hedhja në fushë e Laçit (65′) dhe Tucit (73′), sepse anglezët nuk u treguan tolerantë. Elliott frymëzoi Diaz për golin e katërt, përpara golit të pestë, me Szoboszlai në minutën e 94′. Liverpool dominoi dhe fitoi 5-1, duke hipotekuar efektivisht çerekfinalet e një Europa League që i sheh ata duke luajtur si favorit absolut për fitoren përfundimtare.

QARABAG-BAYER LEVERKUSEN 2-2

Bayer Leverkusen u drithërua për shkak të pathyeshmërisë së tyre sezonale, që zgjat prej 34 ndeshjesh në të gjitha garat me vetëm katër barazime (në Bundesligë). Gjermanët, në fund, mbijetuan në mjedisin e zjarrtë në Baku duke barazuar 2-2 në Azerbajxhan. Qarabag luajti ndeshjen e parë në histori në 1/8 e një kompeticioni europian dhe mjedisi ishte padyshim në lartësinë e duhur, me një stadium që shkaktoi frikë te Leverkusen. Mbrojtja e Xabi Alonso u thye në minutën e 25′ me Tah që ia dorëzoi topin Juninho: ky i fundit shërbeu për Benzia që zhbllokoi ndeshjen. Leverkusen nuk reagoi dhe Juninho dyfishoi në shtesën e së parës.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë kur Xabi Alonso hodhi në fushë titullarët Frimpong, Xhaka, Wirtz, Schick e Stanistic. Në fakt, Wirtz shënoi pas pak minutash golin e 2-1. E në minutën e 92′ erdhi befasia për vendasit me Schick, që me kokë barazoi 2-2. Xabi Alonso shpëton një ecuri të pamposhtur që ka zgjatur prej 285 ditësh dhe Leverkusen mund të jetë i kënaqur: në BayArena, gjermanët dhe kryesuesit e Bundesligës do të kenë një shans të madh për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Europa League.

Round of 16 Europa League

Qarabag FK 2-2 Bayer Leverkusen
Roma 4-0 Brighton
Sparta Prague 1-5 Liverpool



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *