• |
ide | kryesore

Historia/ Si i grabiti pronat Pëllumb Gjoka, investitori strategjik i Edi Ramës

Kryesore, Lajme



Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sot vendimin për sekuestron e 39 hektarëve tokë të biznesmenit, Pëllumb Gjoka, i cili para arrestimit kishte përfituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama.

Grabitja e pronave është një tjetër histori kriminale, përveç asaj të vrasjeve me pagesë, ku është përfshirë “investitori strategjik”, që duke pasur mbështetjen e qeverisë, kishte pas tij të gjithë shtetin, që nga kadastra, policia, prokuroria dhe gjykatat.

39 hektarë tokë, që gjenden në Pulaj të Velipojës i përkisnin një gruaje 99-vjeçare, e quajtur Drane Hotaj. Pas vdekjes u pa se ajo kishte përjashtuar fëmijët e saj në testament nga trashëgimia pronësore. Kallëzimi në SPAK për falsifikimet u bë në SPAK më 16 Janar 2023 nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

Në një intervistë të Lule Zefit, trashëgimtare e tokave që kishte përvetësuar Pëllumb Gjoka, ajo tregon se përballja me “investitorin strategjik” ishte e pashpresë, pasi përballë kishte shtetin, por edhe krimin.

Në një intervistë me gazetaren Anila Hoxha, trashëgimtarja e Drane Hotajt që kishte pronat në Veliopojë tregon se jetonte nën kërcënimin e vazhdueshëm të grupeve kriminale, të cilët e kishin kërcënuar me jetë. Madje një person i kishte vënë pistoletën në kokë për të tërhequr denoncimet.

“U dënua minimalisht ky person, çështja është në apel. Sot i ka nxjerrë dosja hetimore në shesh. Që Pëllumb Gjoka ka telefonuar Ervis Martinin, që Ervis Martini ka gjetur Gëzim Çelën, Gëzim Çela i është përgjigjur. Më kanë ardhur natën, më kanë ardhur ditën, më kanë ardhur me makina, por fëmijët më kanë vendosur kamera. Nuk kam pasur ndonjëherë problem për jetën time vetëm për tokat” ka thënë Lule Zefi në intervistën pas arrestimit të biznesmenit.

Ndërsa denonconte falsifikimet dhe shërbimin që gjyqtarët kishin bërë për Pëllumb Gjokën, Lule Zefi ngre dyshime se edhe nëna e saj ishte vrarë për t’i marrë pronën në Velipojë.

“Nëna ndërroi jetë në 2022, kishte shenja në fytyrë dhe ja kam parë atë ditë. Ka vdekur pa thënë kush a është e sëmurë a jo. Më kanë njoftuar në dhjetë të natës, mi kanë rënë telefonit. Tre herë më kanë njoftuar. Më thanë “Drania është e sëmurë shumë”. Ju kam kthyer përgjigjje, nuk kisha besim të dilja natën, me atë gjendje të mafiozëve. Ju kam thënë “me Dranen veproni si të doni, mua më lini të qetë”. Është zhvarrosur. Një vdekje e papritur. Kishte shenja në fytyrë” ka treguar ajo.

Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të Partisë Socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. LINKU KETU

Opozita e ka denoncuar vazhdimisht rolin e tij në zgjedhjet e kaluara. Duke folur posacërisht për Velipojën pas humbjes së Shkodrës, Sali Berisha shprehej: “I kërkova Akil Krajës, drejtorit të kandidatit që do të instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka, një problematik me një seri akuzash të rënda, por që thuhet se lan paratë e Olsi dhe Edi Ramës do të bëjë gjithçka për të ndërhyrë.

Akili shkoi në Velipojë. Qendra e votimit ishte me 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMë e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV-së. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënë nën kontroll”.

Por hetimet për akuza më të rënda u regjistruan në muajt në vazhdim, mbasi Europol përcolli në SPAK informacione inkriminuese mbi përdorues të SKY ECC.

Si përdorues të këtij aplikacioni, SPAK identifikoi Behar Bajrin, Ervis Martinin, Pëllumb Gjokën, Denis Bajrin, Edmon Prekën, Nuredin Dumanin, Astmer Bilalin por edhe përfaqësues të drejtësisë si prokurorin, Xhevahir Lita dhe zyrtarët e policisë, Oltian Bistri dhe Ardit Hasanbegaj.

Nga këto komunikime u zbardhën jo vetëm vrasje që kishin mbetur pa autorë, por gjithashtu u konfirmua se përdoreshin prokurorët për të mbyllur çështjet e krimit.

Pëllumb Gjoka akuzohet sot si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj./Lapsi.al

Lexo edhe: Ekzekutimet/ Pëllumb Gjoka porositi vrasjet, shoferi i tij ndihmoi në realizimin e tyre

Lexo edhe: Zëri i Amerikës: Arrestohet Pëllumb Gjoka, i dhanë statusin “investitor strategjik”

Lexo edhe: Pëllumb Gjoka investitor strategjik, ndihma që i dha Ramës në Shkodër

Intervista e plotë e Lule Zefit për gazetaren Anila Hoxha

Anila Hoxha: -Nisët gjyq për tokat?

Lulë Zefi: -Kam mbaruar gjyqin për tokat civile, mbasi mbarova këtë penalen. Vazhdova gjyqet. Në qershor erdhën të më vrasin. Në gusht bëjnë tjetrën, sikur nëna ime i dhuron të vëllait të gjitha tokat. Kërkuam dosjen. Nuk na e dhanë, thanë “e ka marrë prokuroria, hetuesia”. Testamenti doli i falsifikuar. Por prapë ne nuk e fituam gjyqin. Humba në shkallën e parë. Shkuam në apel. Tjetra, katër fëmijë gjallë ne dhe prokurën ia japin Ardian Becit, dhe ai bëhet zotnues i tokave të nënës, çdo gjë që duhej ta bënte ky shtetas.

Anila Hoxha: – Kush është ky shtetas?

Lulë Zefi: -Nuk e njoh, nuk e di. Edhe sot nuk e njoh, ai mori tokat e nanës ka bërë si ka dashtë ai. Në 2017, pesë vjet më pas dhe dy muaj pasi më bënë atentat, vazhdova unë të kërkoj tokat e prindërve të mi se nuk i takojnë askujt se unë jam fëmija e nënës time.

Anila Hoxha: – A hetoi prokuroria?

Lulë Zefi: – Për të gjithë këtë skemë që është bërë, prokuroria nuk ngriti asnjë akuzë, çdo gjë i nxirrte ata fitimtarë. Po pres dhe të gjitha gjykatave botnore do i drejtohem. Nuk e fal dhe do i drejtohem kujtdo. Vetëm një gjyq kam fituar në Shkodër, atë të Kadastrës. Sepse jam e bija dhe duhet të hetohet Kadastra. Nëna ndërroi jetë në 2022, kishte shenja në fytyrë dhe ja kam parë atë ditë. Ka vdekur pa thënë kush a është e sëmurë a jo. Më kanë njoftuar në dhjetë të natës, mi kanë rënë telefonit. Tre herë më kanë njoftuar. Më thanë “Drania është e sëmurë shumë”. Ju kam kthyer përgjigjje, nuk kisha besim të dilja natën, me atë gjendje të mafiozëve. Ju kam thënë “me Dranen veproni si të doni, mua më lini të qetë”. Është zhvarrosur. Një vdekje e papritur. Kishte shenja në fytyrë.

Anila Hoxha: -Ndërkohë ti kërkoje të hetohej dhe nuk hetohej?

Lulë Zefi: – Unë e dija se kë kam përballë, e dija që kam përballë Pëllumb Gjokën. E dija që ka marrë tokën e prindërve tanë dhe se bën ligjin. Por jo gjithkund. E bën në prokurori në gjykata dhe në një pjesë të policisë.

Anila Hoxha: – A ke frikë për jetën e fëmijëve?

Lulë Zefi: – Gjithçka mund të ndodhë. Pëllumb Gjoka nuk jam as e para as e fundit, ai ka qëlluar, ka vrarë të tjerë në Velipojë, nuk e di.

Anila Hoxha: -Dërgove kallëzim në SPAK?

Lulë Zefi: -Unë që kërkova drejtësi në SPAK, i kisha provuar të gjitha gjykatat. S’po gjeja rezultat. Nuk po më jepnin drejtësinë askërrkund. Sepse mua më nxinë jetën. Jo një ditë, po çdo ditë duke më dalë përpara. Çdo ditë të më vrasin,

Anila Hoxha: – Ka qenë vetëm apo ka pasur ndihmës?

Lulë Zefi: –Ka qenë përherë me ndihmës. Që e kam parë vetë, përherë ka dërguar të paguarit e vet. Grupet kriminale të tij.

Anila Hoxha: – E humbe shpresën në Shqipëri?

Lulë Zefi: – E humba shpresën në Shqipëri, sepse në Shqipëri si me thënë ai bënte ligjin. Në çdo shtet të botës, fëmija e gëzon trashëgiminë e prindërve jo çdo kush. Këtë ligj do ta gjejmë dikund. Dosjen time hetimore e ka pas Gëzim Spahia. Gëzim Spahisë ia hoqën këtë të drejtë, ia dhanë Franceskina Lekanit, prokurore. Dhe është zhvilluar gjyqi pa prezencën e saj. Duhet të ishte se s’bën se prokuroja duhet. Këto janë bërë të gjitha me shkelje ligjore. Këta që po spekullojnë me tokat, me drejtësinë e njerëzve të varfër. Unë vazhdoj përpara, më jep forcë një Zot që është.

Anila Hoxha: – Mardhëniet me kushëririn tënd ishin normale deri kur u zbulua çështja e tokave në Velipojë?

Lulë Zefi: – Ishin normale deri tek testamenti. Qysh kur u dha testamenti e pas, na kanë shmangur.

Anila Hoxha: -Më the që një njeri i armatosur të vuri pistoletën në kokë?

Lulë Zefi: – U dënua minimalisht ky person, çështja është në apel. Sot i ka nxjerrë dosja hetimore në shesh. Që Pëllumb Gjoka ka telefonuar Ervis Martinin, që Ervis Martini ka gjetur Gëzim Çelën, Gëzim Çela i është përgjigjur. Më kanë ardhur natën, më kanë ardhur ditën, më kanë ardhur me makina, por fëmijët më kanë vendosur kamera. Nuk kam pasur ndonjëherë problem për jetën time vetëm për tokat.

Anila Hoxha: – Del apo del gjithmonë e kontrolluar?

Lulë Zefi: – Nuk dal. Nuk dal thashë. Vajtja ime është prokurori-gjykatë-polici dhe në Kishë. Dhe njeriu deri në momentin e fundit rrin me shpresë tek drejtësia, por e vështirë është mjaft, sepse ata që janë në polici, në Kadastër nuk i lexojnë ligjet.

Anila Hoxha: – Tek toka me kamera, në kuzhinë me kamera, po te kisha janë kamerat! I ke denoncuar ti këta nëpunës?

Lulë Zefi: – I kam denoncuar plot. Mor prokurorë, mor gjyqtarë, kam denoncuar mjaft. Cili ka qenë rezultati: vetëm kjo që arriti te SPAK-u.
Asnjë gjë tjetër. Ku është ajo notere. Ku janë ata prokurorë aty. Ku janë ata që i kanë mbrojtur dhe i kanë dhënë drejtësi Pëllumb Gjokës. Pse nuk thonë; ku i ka fëmijët kjo nënë, duhet të ishin të gjithë fëmijët aty prezentë.

Anila Hoxha: -Kur e pe dosjen që nxorri SPAK–u, u trembe?

Lulë Zefi: – Jo, nuk u tremba fare se është një gjë që e kam përjetuar vetë. Unë kam shkruar çfarë kam përjetuar dhe nuk kam shpifur asgjë.


19 Comments

  1. Beleri s’përmbahet nga qelia: Nder që kam në krah dy shtyllat e opozitës, Metën dhe Berishën,krimineli beleris falenderon kriminelet serbin salih dhe enveristin metaj,shpellkaret e salihut ne orgji kolektive.

    1. O palle, ca lidhje ka Beleri, ktu shkruhen fakte mbi mafiozet e Rames??
      Ne te ardhmen qente e rrilindjes edhe ty do ta hane koken. Kur iken per lesh ministra, zv-ministra, kryetare bashkish, ty do te shtypin si morr, pranaj mos boj gam-gam papushim per qeverrine e hajduteve.

  2. Dhe e bëjnë tradhtinë hapur. Nëse Berisha është i pozicionuar më shumë serbo-rus, Meta është i pozicionuar shumë egër dhe pro shovinizmit grek. Në këtë kuadër ai i dha nënshtetësinë shqiptare Janullatosit. Ai përfiton dhe ka përfituar para prej Janullatosit dhe qarqeve shoviniste greke. Ai dhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë së vet bëri personin që gruan e kishte sekretare të përgjithshme të Janullatosit. Vajti në Greqi hapur si ish-president, i shiti interesat kombëtare dhe nuk e përmendi çështjen çame.

  3. Ja sa e thjesht është panorama , mjafton të lexohen përgjimet ! Vrasësa ,kriminel , banda dhe bëhesh investitor strategjik ! Prokuror që ësht antar bande quhet drejtësi ! Kjo quhet strukturë shteti , shteti që ndërtoi Edvin droga .

  4. Ky eshte shteti i ndertuar nga Rama dhe i perkrahur nga amerikanet e llojit Blinken dhe shoke te sorosit plerat qe po shkaterrojne demokracine e ketij vendi.

    Cfare ka ambasada amerikane per keto raste per te thene apo keni marre valixhet me dollare si Mcgonigal.

    Ne nentor ju vjen Trymp dhe e fshin racen tuaj te ndryre.

  5. Mediat afër qeverisë dhe Berishës kanë njoftuar se “socialistët po kërkojnë kompromis me Berishën për normalizimin e seancave në Kuvend”. Derisa mbahen të fshehta, vetëm pazare mund të priten. Nga ato pazare që kanë mbajtur Berishën jashtë burgut për 30 vjet.

    Dhuna parlamentare administrohet me mjete ligjore dhe metodikën e jetës parlamentare, dhe jo me pazar dhe bindje ndaj shantazhit. Shqiperia ka gjithë jetën nën shantazhin e një bande rrugaçësh, që sa herë nuk u plotësohen tekat shkaktojnë dhunë.Pronat e keti gjokes jane grabitur ne kohen e salihut qe ne shkoder bente ligjin,rama e gjeti me prona te grabitura,kur e kuptoje e rrasi ne burg,ate qe salihu se beri dhe sdo e bente kurre o shpellkare te salihut

  6. Investitor strategjik e bëri Edvin droga , Pllum Gjokën ! Ka dal Doktori dhe e ka denoncuar disa herë Pllum Gjokën , që nga vrasës e rrëmbyes prone (hapni filmimet sa konferenca shtypi ka bër )! Ti patronazhist i 12 .43 , nuk i bën dot bashk horrin , zuzarin , drogaxhiun , tradhëtarin Edvin drogën , me zotnin , familjarin , trimin e të ndershmin Doktorin ! Kur dalin fakte të tilla nga inçizimet e ndërkombëtarëve , nuk keni çfar mbuloni se ësht bër mullar , ky mullar i ligësisë që i përzuri shqiptarët ku syt këmbët!

  7. Big Brother nuk ndalet së “argëtuari” popullin me shfaqje vaniteti, banaliteti, kotësie dhe shthurje. Shyqyr që e drejton Ledioni, i cili modestisht ka filluar të thotë një shprehje filozofike në fund të spektaklit, shprehje që kryesisht nuk i hyjnë në punë askujt përveç Ledionit për të mbyllur shown me pak filozofi pas rreth 4 orë shfaqje me budallëqe, pra një “vlerë e shtuar” kjo në fund pasi antivlerat janë bërë mullar. Ledioni si mendjehapur që është, uroi besimtarët për nisjen e muajit Ramazanit të hënën. Ai mirë do bënte të mbante dietë ose të agjëronte nja 1 muaj, jo për çështje besimi (se vetëm një idiot mund të besojë që gjithë bota ka dalë vetëm nga Adami dhe Eva, e më pas gjithë bota u shtua vetëm nga familja e Noeut mbas përmbytjes së madhe), por për çështje shëndeti, se qahet që s’mban rrip dhe nuk i mbërthehet kopsa e xhaketës. Sidoqoftë nëpër TV çështja e besimit është si klishe, bëjnë urime për festa fetare edhe mashtruesit, hajdutët, intrigantët, imoralët. Kur e vërteta është sheshit dhe të gjithë bëjnë sikur s’e shohin, nuk është çudi që jepen mesazhe fetare edhe nga Topi që ka marrë pagesa nga inceneratorët dhe ka pranuar reklama nga Ritello. Por, duhet bërë dallimi mes së mirës dhe së keqes.

    Një person fetar mund të zgjedhë të mos marrë pjesë në Big Brother Vip për arsyet e mëposhtme:
    1. Shqetësimet morale dhe etike: Reality TV shpesh promovon sjellje të tilla si thashethemet, goditja me thikë pas shpine, manipulimi dhe mashtrimi, të cilat mund të bien ndesh me mësimet fetare për ndershmërinë, integritetin dhe trajtimin e të tjerëve me respekt dhe mirësi.
    2. Ndikimi negativ: Kjo shfaqje televizive lulëzon nga sensacionalizmi, drama dhe polemika, të cilat mund të ndikojnë negativisht në vlerat dhe bindjet e një personi. Ky ekspozim ndaj gjuhës së papërshtatshme, përmbajtjes së qartë dhe sjelljes imorale mund të jetë në kundërshtim me mësimet morale të shumë traditave fetare.
    3. Ndikimi negativ në spiritualitet: Pjesëmarrja në një shfaqje si Big Brother Vip mund të konsumojë kohë dhe energji të konsiderueshme, duke larguar vëmendjen dhe fokusimin larg praktikave fetare dhe ndjekjeve shpirtërore. Natyra intensive dhe shpesh joserioze e realitetit televiziv mund të pengojë rritjen shpirtërore të dikujt dhe lidhjen me besimin e tyre.
    4. Përqendrimi te materializmi dhe egocentrizmi: Reality TV shpesh thekson zotërimet materiale, narcisizmin dhe vetëpromovimin. Mësimet fetare shpesh theksojnë rëndësinë e vetëmohimit, përulësisë dhe përqendrimit në rritjen shpirtërore dhe jo në përfitimin material.
    5. Mungesa e privatësisë: Shfaqjet televizive si Big Brother Vip përfshijnë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe ndërhyrje në jetën private të një personi. Për individët fetarë që vlerësojnë modestinë dhe ruajtjen e kufijve personalë, kjo mungesë e privatësisë mund të jetë një shqetësim i rëndësishëm.
    6. Kompromisi i mundshëm i vlerave fetare: Nevoja për t’u përshtatur me narrativën e shfaqjes dhe presioni për të fituar popullaritet ose për të fituar mund t’i shtyjë pjesëmarrësit të komprometojnë bindjet e tyre fetare dhe të përfshihen në sjellje që bien ndesh me besimin e tyre.
    7. Tundimi i dëshirave të kësaj bote: Reality TV shpesh fokusohet te materializmi, fama dhe kënaqja me kënaqësitë e kësaj bote. Pjesëmarrja në shfaqje të tilla mund ta ekspozojë një person ndaj tundimeve që bien ndesh me mësimet e tyre fetare të shkëputjes nga pasuritë materiale dhe fokusi shpirtëror.
    8. Rënia e modestisë dhe moralit: Reality TV shpesh promovon një kulturë që kundërshton nocionet tradicionale të modestisë, dinjitetit dhe vlerave morale. Individët fetarë mund ta kenë të vështirë të ruajnë modestinë dhe integritetin e tyre ndërkohë që janë pjesë e një shfaqjeje që thekson sjelljen provokuese, gjuhën e papërshtatshme dhe situatat komprometuese.
    9. Promovimi i konflikteve dhe marrëdhënieve jo të shëndetshme: Reality TV lulëzon në krijimin e konflikteve, rivaliteteve dhe aleancave ndërmjet pjesëmarrësve. Këto dinamika mund të minojnë parimet e faljes, harmonisë dhe dhembshurisë që theksojnë shumë tradita fetare.
    10. Shqyrtimi dhe gjykimi i publikut: Të qenit në sy të publikut përmes një reality show televiziv i nënshtron pjesëmarrësit ndaj shqyrtimit, gjykimit dhe kritikës intensive, të cilat mund të jenë të dëmshme për mirëqenien emocionale dhe shpirtërore të dikujt. Individët fetarë mund ta vlerësojnë privatësinë dhe qetësinë e mendjes mbi ekspozimin e vazhdueshëm dhe reagimet e mundshme negative që lidhen me pjesëmarrjen në programe të tilla.

    P.S: Gjithmonë e më shumë më shtohet bindja që nga Top channel do largohen personazhe përherë se i ka rënë sistemi i vlerave, dhe orientohen vetëm nga paraja . Këtë gjë ua vuri në dukje edhe Florian Binaj që u largua dhe tha se aty nuk rrihej më pasi nuk të konsideronin më si vlerë por si kosto. Shprehja e ditës për Ledionin do ishte : Kur të plas cipa, nuk ke më turp nga asgjë.

    1. BARSALETA

      RAMAZANI, ZOTI DHE KASAPI.

      Burri: O grua! Nesër unë filloj agjërimin dhe zgjat një muaj.
      Gruaja: Po ti me diet ke qënë deri tani. Ke një vit kështu. Pastaj, ku duron dot ti një muaj pa ngrënë tërë ditën?
      Burri: Ç’diet moj! Kam ngrënë më pak, e kam nga halli se kam një vit papunë. E vetmja diet reale që më bëri edhe mirë për shëndetin qe rallimi i pirjes duhanit, por edhe kjo nga halli se më mungonin paratë. Nga nesër do agjëroj, pra tërë ditën do rri pa ngrënë e pa pirë, kurse në darkë kur të erret do ha sa të më dojë qejfi. Agjërimin e bëj në adhurim të Zotit dhe respekt të tij. Duroi Jezusi 40 ditë e 40 netë agjërim në shkretëtirë, nuk durokam dot unë 1 muaj në shtëpi!
      Gruaja: Edhe vjet agjërove ti, por një muaj më pas të nxorrën nga puna.
      Burri: Ç’faj ka Zoti! Punësimi është në dorë të politikanëve. Për çfarë zihen si qentë ata deputetët, për vota e karrige?! Ata kanë në dorë ekonominë dhe punësimin, por gjithmonë punësojnë militantët dhe miqtë e tyre. Sidoqoftë, nëse agjëroj siç duhet, Zoti do më japë një dorë, do më ndihmojë sezbën. Shiko! Në darkë për të ngrënë dua të ma shtrosh plot tavolinën me ushqime sidomos me mish të pjekur. Jo për gjë, por më duhen energji për ditën më pas se do kërkoj punë lart e poshtë në qytet. Bëj si të bësh, një muaj dua trajtim.
      Gruaja: Ashtu? Mirë.

      (Të nesërmen vjen burri në darkë më shtëpi pas një ditë të loshme në kërkim të një pune që tashmë ishte bërë si mision i pamundur. Gruaja i’a kishte mbushur tavolinën plot, edhe mish me bollëk siç e kërkoi. Burri u kënaq pa masë, u shqep me të ngrënë dhe pasi mbaroi iu drejtua gruas.)

      Burri: Moj grua! Ti s’hëngre asgjë.
      Gruaja: Kam ngrënë ditën unë, tani në darkë do agjëroj.
      Burri: Do agjërosh? Mendova që të bëjmë dashuri tani.
      Gruaja: E di atë këngën ti, “chi non lavora non fa l’amore”? Sidoqoftë, jam e lodhur tani në darkë. Kam gjithë ditën që rropatem për ty. Ti agjëron ditën kurse unë natën.
      Burri: Por unë e bëj agjërimin në adhurim dhe respekt të Zotit? Po ti?
      Gruaja: Kurse unë e bëj në adhurim dhe respekt të kasapit që ma jep mishin falas!

  8. Mosbindja civile arriti suksesin më të madh! Rresht për një te Rama në Shkodër. Gazi para, kryebashkiakët prapa…!

  9. Me marrëveshjen e 9 marsit 1997 socialistët amnistuan Berishën pavarësisht ngjarjeve të tmerrshme të atij viti.

    Sot jemi në 9 mars 2024, i njëjti sokëllin, të njëjtët ofrojnë “negociata të fshehta”.

    Ish- truproja i tij ka lënë dëshmi të shumta për atë që ndodhi në marsin e 1997.

  10. kur i krahason këto dy qasje ndaj Shkodrës, e kupton se Berisha e ka humbur Shkodrën në mënyrë afatgjate, pasi po e trajton si një kazermë ushtarësh për të, kurse Rama si një model elektoral që kërkon ta shtrijë në gjithë Shqipërinë. Dhe normalisht kështu njëri do rritet gjithnjë e më tepër, e tjetri do rrudhet gjithnjë e më tepër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *