• |
ide | kryesore

Ekzekutimet/ Pëllumb Gjoka porositi vrasjet, shoferi i tij ndihmoi në realizimin e tyre

Lajme, Të fundit



Detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale janë zbardhur. Ish-efektivi i policisë, që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kishte rol aktiv në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut.

Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shënjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij.

Një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i Drejtorisë së Burgjeve. Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje.

Atentati dështoi në rrethana të paqartësuara deri më sot nga autoritetet. Ish-oficeri i policisë ka luajtur rolin e informatorit ndaj personave të interesuar për asgjësimin e Musabelliut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *