• |
ide | kryesore

Po udhëtonte me biçikletë, aksidentohet 65-vjeçari në Lushnje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”. Mësohet se një 52-vjeçar me inicialet A. R., teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar 65-vjeçarin me inicialet B. Z. Ky i fundit po udhëtonte me biçikletë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Sot me datë 09.03.2024 rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”, shtetasi A. R., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 65 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi B. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *