• |
ide | kryesore

Gjenden të vdekur në Alpe trupat e 5 skiatorëve

Lajme, Të fundit



Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet zvicerane, ka thënë policia.

Autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi të shtunën pasi grupi u zhduk pranë malit 3,706 metra të lartë Tete Blanche.

Ata ishin nisur nga Zermatt, shtëpia e malit të famshëm Matterhorn, në një turne skish drejt Arollës përgjatë kufirit zvicerano-italian.

Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale “pa asnjë shenjë jete”, tha në një deklaratë policia zvicerane e kantonit Valais.

Autoritetet i kishin thënë më parë BBC-së se skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe ishin të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Policia lokale tha se ekipet në të dy anët e rrugës ishin alarmuar, por moti i keq po pengonte operacionin.

Prej disa ditësh në Alpe fryjnë erëra të forta dhe gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë reshje të dendura bore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *