• |
ide | kryesore

Përplasje me thika në Durrës, plagosen dy vëllezër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrësit, Dibër



Policia e Durrësit raporton një ngjarje të rëndë të ndodhur pak minuta më parë. Sipas të dhënave që japin uniformat blu të këtij qyteti, në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë plagosur me mjete prerëse, vëllezërit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *