• |
ide | kryesore

Marrëveshja Rama-Berisha, reagon PD e vulës: Asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për mediat ku komentoi marrëveshjes e arritur sot mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për ngritjen e komisioneve.

Alibeaj shprehet se sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër,

Ai shtoi se tanimë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik dhe marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008.

Sipas tij, ashtu siç kishin paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama, as Sali Berisha nuk duan listat e hapura, barazinë e votës, Shqipërinë një zonë zgjedhore, votën e diasporës dhe heqjen e herësit zgjedhor.

Deklarata e Alibeajt

Tashmë që ra sipari i negociatave të fshehta dhe që publiku i njoh, mund të thuhet me gojën plotë se, asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra!

Sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje ka qenë një gënjeshtër e stisur keq që, herët a vonë, do të dilte në dritë.

E gjithë nëpëkëmbja e demokratëve për muaj me radhë nuk ka pasur asgjë në interes të tyre dhe të familjeve të tyre, por gjithçka ka qenë në interesin e një grupi të vogël njerëzish që luftojnë për të mbajtur fort njëri-tjetrin në lojë, sepse rënia e njërit i hap rrugë automatikisht dhe rënies së tjetrit.

Tashmë është e qartë se marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë dhe Edi Ramën, por ka qenë që së bashku me Edi Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik, marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008, ai në pushtet dhe ata në një opozitë gjithmonë dhe më të paktë. Gjithashtu, të godasë SPAK-un, nëpërmjet kontrollit të sistemit të drejtësisë.

Ashtu siç e kishim paralajmëruar, kjo marrëveshje e sotme, më së pari, ka si qëllim të godasë Reformën Zedhore, sepse as Edi Rama as Sali Berisha nuk duan një sistem që t’ua heq atyre monopolin e listave dhe t’ua japë qytetarëve të drejtën e zgjedhjes.

Asnjë prej aktorëve të politikës së vjetër nuk e duan Shqipërinë një Zonë Zgjedhore, sepse vetëm duke e fragmentarizuar e kontrollojnë dhe e manipulojnë më lehtë.

Asnjë prej tyre nuk e do barazinë e votës së çdo shqiptari, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në domenë, ku secili e quan pronë të tijën pjesë të caktuara të saj.

Asnjë prej politikanëve që duhet t’i përkisnin së shkuarës, nuk e duan heqjen e hersit zgjedhor, sepse e gjithë lufta këto kohë është bërë me premtimin për të qenë në vende të sigurta në listat e vitit të ardhshëm.

Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarët më të mëdhenj të votës së diasporës, sepse herë njëri dhe herë tjetri, janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të shqiptarëve, ndaj ata do të bëjnë gjithçka për të mos e realizuar një gjë të tillë.

Ndaj jam sot këtu për të denoncuar këtë pazar në kuriz të njerëzve dhe për interesa të ngushta vetjake
Shqiptarëve ju duhet një reformë zgjedhore që i jep fuqi votës se tyre, dhe mundësi për të vendosur ata kush do ti përfaqësojë në kuvend e qeverisje. Ky ka qenë, është dhe do të jetë qëllimi i Partisë Demokratike.



4 Comments

  1. Ti bashke me bashen je peng.
    Kurse berisha me bardhin.
    Jan luftetar.
    Ja e pe si ja moren 2 komisione parlementare rames!!!
    Ahhh ca do i bejn rames me ato komisionet. Leng te zi do i nxierin.

  2. “Nuk je niveli im, pusho maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit! Flamur Noka nxjerr jashtë deputetin e Devollit,revolucioni Demonkratik i cecenit salih vazhdon ne komisione

  3. Ti mësove si nastradini kur u zu me beun
    Vajti dhe i tha Kadiut (gjyqtarit )
    Nuk kam ca te jap vetëm nje sopate
    Mire tha gjyqtari vajti beu i tha do te jap nje lope mire tha gjyqtari
    Shkojnë ne gjyq dhe gjyqtari po e vononte vendimin
    Nastradini i tha kadi efendi preje me sopate
    Tha kadiu nga ta ze sopaten qe e dhjeu bajga e lopes .
    Edhe ti alibeaj hyre ne pazar po ta prishi pazarxhiu i botes kur thirri Bardhin ne Amerike,se eshte turp te rrije shqiperija aleatja e madhe pa opozite. Ty ste njohin ne lagje jo te njohe i gjithe vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *