• |
ide | kryesore

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete, lëndohet një prej shoferëve

Lajme
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur në aksin “Tepelenë-Krahës”. Si pasojë e përplasjes është lënduar njëri nga shoferët, i cili po merr ndihmën mjekësore.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 06:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në Mallakastër dhe automjeti me drejtues shtetasin R. S., 20 vjeç, banues në Sarandë. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi R. S., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital. Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *