• |
ide | kryesore

Dosja në SPAK/ “Bie” një drejtor i Belinda Ballukut, dorëhiqet kreu i ARRSH

Arkiva, Lajme, Të fundit


Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Një burim i tha Lapsi.al se zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Mësohet se në SPAK ka një dosje hetimi ndaj Berberit që lidhet me shitjen e një kompanie në vitin 2018.

Një detaj tjetër që ra në sy një ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës të Rruga e Kombit në Kukës.

Berberi konsiderohej si një njerëzit e afërt të Belinda Ballukut. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Ky ka bo tenderat me skandaloz ndonjehere ne shqiperi dhe shkojne e hetojne per shitje kompanie. Tallje trapi komplet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *