• |
ide | kryesore

Lubonja ngre dyshime: Berberi i ARRSH mund të jetë kallëzuar nga brenda llojit

Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar arrestimin e kreut të ARRSH, Evis Berberi, duke thënë se të mos paturit një emër denoncuesi në këtë rast ngre dyshime të shumta. Sipas tij Berberi mund të jetë kallëzuar nga një denoncues “brenda llojit” duke iu referuar një konflikti të brendshëm politik, ose një konflikt mes bizneseve të lidhura me njëra-tjetrën. 

Ai theksoi se drejtësia në këtë rast nuk po vepron si kontrolluese, por si eliminuese duke u shprehur se SPAK është instrumentalizuar. Lubonja ngriti dyshime te ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorë të kreut të ARRSH duke përmendur se 298 tenderët për të cilët akuzohet Berberi nuk mund të kenë kaluar pa u vënë re dhe të jenë zbuluar vetëm në këtë moment.

“Sistemi ky është, nuk është se ka rënë. Këtu ka disa çështje që mund të debatohen. Ajo që meriton më shumë të komentohet janë dy gjëra, pse ndodhi kjo. Cili është shkaku, kush është denoncuesi? Kjo që nuk ka denoncues është pikëpyetje. Sipas meje mund të ketë dy lloj denoncuesish. I pari mund të jetë denoncuesi brenda llojit për shkak të konfliktit të brendshëm politik ose një konflikt mes bizneseve të lidhura me njëra-tjetrën.

Këta kanë trokitur sipas meje në SPAK. Është pak problem që SPAK nuk e thotë. Ky nuk është drejtori i vetëm, dihet prej kohësh që kush merr zyra në Shqipëri nuk i shërben të tjerëve, por i shërben vetes. Këtu thonë se çdo drejtor ka minimumi 1 milionë euro. Këtu lind tema e SPAK-ut, si e mori këtë, ka shumë gjëra që themi ne dhe mediat që janë denoncuar në SPAK, ka shumë abuzime.

Kjo befas u hap me arrestime. Problemi është se kjo punë është trashur shumë dhe nuk mendoj se kemi një frikësim, por eliminim, si ato që bëheshin dikur. Drejtësia nuk është kontrolluese sipas meje. Jo vetëm SPAK. Unë gjykoj që SPAK e bën këtë sepse diku ka një intrigë. Është një instrumentalizim i SPAK sërish më shumë se një SPAK që vepron i pavarur.

Ose është për fasadë që kapëm një, por ky është shumë i rëndësishëm. Por 298 tendera, dhe tani u kapën këto 298 tendera?! Nuk e shohin atë që bëhet ata, ajo ministrja Balluku nuk e sheh atë që bëhet. Ky ka dalë jashtë rreshti dhe duhet të eliminohet”, – u shpreh Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News 24. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Nuk është Beleri që e ka nxjerrë këtë artikull. Lajmi ka ardhur nga Tirana, është investuar nga persona, çështjet e të cilëve i gjykon Gjoka. Nuk do doja të thoja emër konkret por do thoja janë ata që kanë futur në kurth marrëdhëniet shqiptaro-greke që nga emërimi i zotit Beleri në krye të koalicionit, në vazhdim të tjerë që i mbështesin këto politika ekstremiste. Janë ata që dikur e akuzuan Belerin se kishte vrarë njerëz në Peshkëpi”

  2. Po, ke te kape SPAKU, ku rrjwshti i gjarperinjeve eshte aqe i gjate, ne se nuk kapet nga koka, e jo nga bishti, ky aspak e thote shqeto,,,,Kjo esht loja, e jo ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *