• |
ide | kryesore

Shoqërohet në polici “i forti” i Shkodrës, Safet Bajri

Arkiva, Lajme, Të fundit
safet bajri



Policia e Shkodrës njoftoi shoqërimin e një emri të njohur për drejtësinë në këtë qytet, Safet Bajri. Ai po lëvizte me një person tjetër me një makinë të blinduar (foto lart).

“Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit” – thuhet në njoftimin e policisë.

Safet Bajri, i akuzuar si një prej krerëve të grupeve kriminale në Shkodër u lirua me kusht në mars të vitit 2023. Ai vuante në Shqipëri dënimin e dhënë nga një gjykatë belge. Ai u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar “Oaz”.

Safet dhe Enver Bajri akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, etj.
Arrestohet në Tiranë Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës – Balkanweb.com – News24



2 Comments

  1. nese skeni kellqe
    ta vini ne mbikqyrje ti ndiqni parane e cdo gje tjeter qe te hyje dhe te dale kur te jete 70 vjeç ,do oshte mire per policine ti evitoje keto idiotesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *