• |
ide | kryesore

Media zvicerane: Dhëndri i Trump po shndërron objektet ushtarake në Ballkan në hotele luksoze

Arkiva, Lajme, Të fundit
Trump



“Dhëndri i Trump po shndërron objektet ushtarake në Ballkan në hotele luksoze…”

Kështu e nis artikullin gazeta zvicerane Blick, media e cila po merret me aferën e fundit të dinastisë Trump, saktësisht me aferat e dhëndrit të ish-presidentit.

Jared Kushner njoftoi në “X” planet e investimeve për ndërtimin e pronave luksoze në Shqipëri dhe Serbi. Madje, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump ka hyrë në një marrëveshje 100-vjeçare me qeverinë serbe.

Sipas ministrit serb të Infrastrukturës, Goran Vesicc, marrëveshja me Kushner ka të bëjë me ish-bazën e ushtrisë në Beograd, e cila u bombardua disa herë në vitin 1999 gjatë sulmeve ajrore të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Sipas ministrit, qeveria do t’i japë kompanisë së Kushner pa pagesë tokën dhe ndërtesën e ish-bazës qendrore për 100 vjet. Sipas një raporti në New York Times, aty do të ndërtohen një hotel luksoz, 1500 njësi banimi dhe një muze.

Në Shqipëri, sipas raportit të gazetës, ishulli i Sazanit, ku dikur kishte një bazë të fshehtë ushtarake, do të kthehet në një destinacion luksoz turistik.

Sipas New York Times, partneri i biznesit i Kushner në projekte është ish-ambasadori amerikan në Berlin gjatë mandatit të Trump, Richard Grenell.



3 Comments

  1. Pjese e propagandes sorrosjane qe nuk lodhet kurre duke hedhur shashka kunder Trumpit, Presidentit te ardhshem te USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *