• |
ide | kryesore

Kuqezi pas një viti e gjysëm lënie jashtë, Manaj: “Brenda mendjes time besoj që jam gati për të shkuar atje”

F1, Sport, Video
Manaj



“Ekipin e gjej shumë mirë, është emocion të kthehesh pas 1 viti e gjysmë. Të gjithë janë të motivuar se Europiani është një gjë e madhe dhe të gjithë e presin”. Rey Manaj rikthehet në Kombëtare pas një kohe të gjatë i anashkaluar, edhe sepse lojtari bëri gjithcka keq me Watford apo Spezia. Vetëm kur mbeti pa skuadër për 27 vjeçarin erdhi mundësia te Sivasspor, me të cilët ka shënuar 15 gola këtë kampionat.

Manaj tani e ka kohën të limituar për të fituar besimin e teknikut Sylvinho për të qenë në Euro 2024. Kundër Kilit e Suedisë janë dy shanset e para dhe ai e di se nuk mund të gabojë. Në konferencën për shtyp përpara nisjes për në Itali, sulmuesi u shpreh hapur: “Kam patur takime me trajnerin, por të gjithë lojtarët duhet të tregojnë veten në miqësore dhe, më pas, vendimin e merr trajneri se kë merr në EURO 2024. Viti i kaluar ka qenë i vështirë se pata dëmtimin, që ishte i njëjtë me të mëparshmin. Për në Europian vendos trajneri, brenda mendjes time mendoj që jam gati për të shkuar atje”.

Lexo më tej: Video/ Silurë nga goditja e dënimit: Manaj shënon golin e 15 në Turqi, pa shmangur dot humbjen e Sivasspor

Manaj ka shënuar vërtetë me rregullsi, duke u treguar ndër lojtarët kuqezinj më në formë, por e di se përballë do të ketë kandidatura të forta. “Çelsin nuk e di, por kur një lojtar ka një dëmtim të rëndë duhet të stërvitet fort. Të merrja formën ishte kryesore, kalimi te Sivas më bëri shumë mirë, ndikon dhe konfidenca. Duhet të jesh i fortë mentalisht. Unë besoj që ftesa do vinte po të bëja mirë, dhe tani që kemi Europianin e dytë për Shqipërinë është një oportunitet për të gjithë”.

https://www.youtube.com/watch?v=8Fc1vceja0U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *