• |
ide | kryesore

Video/ Rama replikon me gazetaren për investimin në portin e Durrësit, tenton ta prekë në faqe

Lajme, Syri i Lapsit, Të fundit



Kanë mjaftuar disa pyetje mbi investimet e huaja në Shqipëri për të bërë që kryeministri Edi Rama të humbiste toruan. I pyetur fillimisht nga gazetarët mbi investimin në ishullin e Sazanit kreu i ministrave ta insistuar se gjithçka bëhet për zhvillimin dhe pasurimin e shqiptarëve. E megjithatë kur është përballur me disa fakte si falja e taksave apo shitja në gropë e pallateve në rastin e portit të Durrësit, kryeqeveritari ka shpërthyer. Fillimisht ai ka refuzuar të japë një përgjigje dhe në fund ka prekur në faqe gazetaren Ambrozia Meta, edhe pse kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa është shmangur me shpejtësi.

Replikat:

Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….
Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet

Gazetarja: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi (Shkon ta prekë në fytyrë)
Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!



12 Comments

  1. Ne kuptimin e pozicionit te pergjegjesise qe mban ne nje shtet, nuk do ta kuptoj kurre sesi nje njeri i ketij niveli mund te sillet kaq keq pa arsye? Cili eshte modeli qe ai perçon tek vegjelia per karakterin qe duhet te kete nje njeri me pergjegjesi kaq te medha??!! Ai i dhunes??!! Ai i mungeses totale te aftesise intelektuale per t’u perballur me pyetje qe nuk pelqehen…?
    Nuk e kuptoj. Perveçse cilido model qe nuk eshte kaq fodull ne forme dhe i kalbur ne thelb eshte me i mire per te madh dhe te vogel, kudo e kurdo. Eshte minimumi jetik i asaj çfare quajme civilizim dhe qytetari. Ndryshe, ok, ta pranojme qe jemi ne xhungel, me pasojat qe ka ky pranim.

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Edvinit duhet me i qi nonën në dru, nuk njeh demokraci ai langaraq!

    Nuk e di se deri kur do të presë Berisha!?

    Nuk besoj se Berisha u beson manovrave të ramës për marëveshjet me parlamentin, mjafton ironia e djeshme e atij pederastit toni gogu, për të kuptuar se ata duan vetëm hurin kokës për tu larguar nga shkatërrimi i Shqipërisë.

  3. Me cdo pyetje te Ambetes Rama sfazohet dhe del ne origjine. Po ta pyesin si ajo dhe nja tre a kater gazetare do mbyllet ne cmendine.

  4. Shikoje se I paska ardhur dora ketij skizofrenit,! Apo ka menduar mos fliste me ndonje patrinazhiste, Vetem fantasia e ketij te cmenduri shikon nje mundesi ” fantastike ” per shqiptaret !

  5. 𝐀𝐦𝐛𝐫𝐨𝐳𝐢𝐚 𝐭𝐞 𝐝𝐮𝐚.. 𝐣𝐞 𝐢𝐝𝐡𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐢𝐦! 𝐊𝐮𝐫𝐚𝐣𝐨 .. 𝐦𝐨𝐬 𝐮 𝐝𝐨𝐫𝐞𝐳𝐨!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *