• |
ide | kryesore

Ibrahim Lici drejt një përballje të fortë për të mos u ekstraduar në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lici



Ibrahim Lici, i arrestuar rreth një muaj më parë në Turqi raportohet se ka pajtuar një prej avokatëve më të njohur turq.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se përmes përfaqësuesit të tij ligjor, Lici kërkon të ndryshojë masën e caktuar ndaj tij.

Ky veprim ngre pikëpyetje nëse Lici do të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare apo do të lirohet.

Kujtojmë se Lici ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Endrit Mustafës. Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Arrestimi dhe akuza për vrasje

Policia turke ra në gjurmë të Ibrahim Licit duke ndjekur një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.

Ibrahim Lici ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, prej muajit maj të vitit të 2021 pas ekzekutimit me armë zjarri të Endri Mustafës.

Ai u largua drejt shtetit turk që prej vitit 2021 dhe fshihej atje prej asaj kohe.

Ibrahim Lici akuzohet si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019.

Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin verior. Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *