• |
ide | kryesore

Lojtarët të zgjedhur sipas skemës, dyndje në të majtë: ja përse Sylvinho ka thirrur pak mesfushorë

Sport
Sylvinho



Nëntë mbrojtës, pesë mesfushorë e nëntë sulmues, bashkë me tre portierët kompletojnë listën e 26 të përzgjedhurve të teknikut Sylvinho për dy miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë. Pak mesfushorë nëse shihen numrat, por në fakt nuk është kështu. Braziliani preferon të luajë me modulin 4-2-3-1, ku në treshen pas shpinës së qendërsulmuesit aktivizon lojtarë që janë të përfshirë në grupin e sulmuesve.

Kështu, me Manajn, Cikalleshin e Brojën që luajnë për një vend në qendër të sulmit, në të majtë janë Seferi, Muçolli e debutuesi Hoxha që janë të gatshëm të zbresin në fushë. Asani e Uzuni, mund të operojnë në të djathtë, ndërsa Muçi mund të luajë pas shpinës së sulmuesit, ashtu dhe në të dy krahët. Nëse sheh numrin e lojtarëve që luajnë majtas kupton dyndjen me 5 zgjedhje. E pakuptueshme me një të rolit si Asani që luan djathtas.

Lexo më tej: Video/ Uzuni fut në ankth teknikun Sylvinho: beratasi stërvitet i diferencuar, Laçi e Aliji me grupin

Në këtë pikë nga pesë të përzgjedhurit e mesfushës, Bajrami do të luajë si 10-sh, me katër të tjerët që janë në dispiozicion vetëm për dy rolet përpara mbrojtjes, edhe pse Asllani e Laçi mund të luajnë edhe të spostuar më parë, në varësi të zgjedhjeve që do të bëjë Sylvinho. Në këtë mënyrë, tekniku Brazilian është i mbrojtur për të bërë zgjedhjet e zakonshme, pa u limituar për numrin e lojtarët të mesit të fushës. Për mbrojtjen pastaj dhe portën, janë dublimet e zakonshme, me të paktën dy lojtarë për rol. Kështu, kundër Kilit dhe Suedisë Sylvinho mund të marrë përgjigjen nga lojtarët që dëshiron, sidomos nëmajën e sulmit, ku vëmendja është e gjitha të Manaj e Broja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *