• |
ide | kryesore

Video/ Gjermania paralajmëron Europianin: Wirtz pas 7″ e Havertz shembin Francën

F1, Sport, Video
Wirtz



Miqësorja e luksit në Lion përfundoi 2-0 për Gjermaninë. Nuk kuptohej në fakt që ishte Franca, sërish e mundur kundër Mannschaft. Gjermanët kaluan në epërsi pas shtatë sekondash. Kroos, i kthyer në kombëtare, nisi Wirtz i cili mposhti Samba. Goli i dytë, në fillim të pjesës së dytë, u shënua nga Havertz, i shërbyer me portën e zbrazët pas një veprimi të shkëlqyer të Musiala. Francezët ishin vërtet të rrezikshëm vetëm me një traversë dhe një kthesë në fund nga Giroud.

RIKTHIMI I BUJSHËM I KROOS

Gjermania konfirmon veten si macja e zezë e periudhës së fundit për Francën, e cila humbet sërish ndaj Panzerave. Në shtator përfundoi 2-1 në Dortmund, këtë herë u mbyll 2-0 në Lyon. Nagelsmann shpluhërosi nga harresa Toni Kroos, i cili, vetëm shtatë sekonda pas fillimit, i dhuroi Wirtz menjëherë topin për të bërë rezultatin 1-0, i arritur falë një goditje të mahnitshme me të djathtën që dënoi portierin Samba. Vendasve iu desh pak kohë që të rikuperonin nga goditja fillestare, por në minutën e 20′ u krijua mundësia e parë, me Thuram që e dërgoi topin pak mbi traversë. Blues nisën të funksionojnë dhe Mbappé e Dembélé shpenzuan raste, edhe për refklekset e ter Stegen.

Në pjesën e dytë, sidoqoftë, Mannschaft dyfishoi shifrat menjëherë. Depërtim i Musiala, që kaloi edhe Samba, më pas shërbeu që Havertz të bënte rezultatin 2-0 në minutën e 49′. Goli, edhe pse kishte gati një pjesë loje të plotë për të luajtur, i preu plotësisht këmbët vendasve, të bllokuar dhe jo shumë efektiv. Në fakt u deshën tre pritje të shkëlqyera nga Samba për të shmangur trisin gjermane në tentativat e Mittelstadt, Führich dhe Müller.

FRANCA U ZGJUA VONË

Mundësitë e vetme të qarta për vendasit erdhën në fund. Krosimin e Mbappé, Mittelstadt e përplasi në krahun e tij dhe teksa topi ishte gati të hyjë në portë, Rüdiger e dërgoi në traversë. Megjithatë, në kohën shtesë, Giroud bëri një goditje spektakolare në akrobaci, pavarësisht mbulimit të Tah, me topin që kaloi ngjitur me shtyllën. Ndeshja u mbyll me shumë fishkëllima: jo vetëm tre të arbitrit Manzano që sinjalizoi fundin, por edhe ato të Lionit për Francën e Deschamps.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *