• |
ide | kryesore

Meta sulmon Bashën: Pazarxhi që duke lyer flokët nuk bëhet i ri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD Lulzim Basha se Meta është pjesë e treshes më të vjetër politike të politikës, Rama-Meta-Berisha.

Meta u shpreh se dihet kush është pazarxhiu, duke kujtuar djegien e mandateve apo shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

“Nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, siç ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës.

Pse? Jo se nuk i interesonte PD, por nuk i interesonte Edi Ramës, i cili duhet tu thoshte të huajave si do hyj në zgjedhjet lokale kur prapë PD nuk është regjistruar.

Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”, u shpreh Meta.



3 Comments

  1. mir o mir, ai pazarxhi eshte. Po te flasesh ti per pazarxhi, a ka pazarxhi me te madh se ty? Harrove qe e solle ti Ramen ne pushtet, te ngeci ngjala ne fyt tani.

  2. Te ishte Llylli aq konsistent ne lidershipin e PDse sa c’eshte ne lyrjen e leshve, mbase do ishte bere ndonjehere KM. Ky eshte nje klluf cari fodull dhe i palexuar qe mire gafat por sdi te lidhe dy fjali me kuptim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *