• |
ide | kryesore

Sherr me shkelma dhe karrige, dhunohet kamerieri 17-vjeçar në Berat

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Një kamerier 17-vjeçar është rrahur brutalisht në një piceri në qendër të qytetit të Beratit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta. Sipas burimeve policore në vendngjarje, 3 shtetas kanë rrahur të riun me grushta, shkelma e karrige, duke i shkaktuar plagë të shumta. 17-vjeçari me iniciale B.D, është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak:

Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *