• |
ide | kryesore

Ndërtoi pa leje dhe e legalizoi hotelin 7 katësh në Sarandë, vetëdorëzohet në polici ish-drejtori i ALUIZNI-t

Arkiva, Lajme, Të fundit


Është dorëzuar në komisariatin e Sarandës, ish-drejtori i Agjencisë së Legalizimeve Mariel Murati, i cili ndërtoi pa leje dhe legalizoi hotelin 7 katesh mbi portin e Sarandës.

Mariel Murati u shpall në kërkim për një hotel disa katesh në Sarandë i cili u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua dhe u hipotekua në shkelje të ligjit. Është pikërisht ky hotel që çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizimeve, Kadastrës. Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Sarandës firmosi më 14 mars 11 urdhër-arreste, ku 8 persona u arrestuan dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim.

Mes të kërkuarve ishte edhe Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i Legalizimeve në Sarandë, aktualisht drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Po kështu në kërkim janë dy ish-drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë Kozeta Statha dhe Andri Dhima.

Mariel Murati në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues, por e kishte rrënuar të gjithin duke ndërtuar pa leje nga fillimi një hotel me 7 kate. Ish-drejtori ka arritur ta legalizojë hotelin dhe e ka vënë në funksion në vitin 2022. Të gjitha këto veprime janë kryer pasi Murati e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI-IT Sarandë dhe kishte marrë drejtimin e Fondit të Sigurimit të Shëndetësor. Ky hotel ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivit, përkatësisht në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura.


4 Comments

  1. Hajde ripjellje hajde!, ? Keta e privatizyan Shqiperine dhe SKAPI hesht! Pse duhet temeret prokuroria e rrethit me keta drejtira?

    1. Ligji I legalizimeve vetem eshte keqperdorur per te legalizuar pallate e hotele per te vjedhur mira meter katror ne zonat me te shtrenjta dhe te kerkuara ne Shqiperi ndersa njerzit e thjeshte qe kane ndertuar nje shtepi per te futur koken sorollaten zyrave dhe perdoren e mashtrohen per fushata elektorale. Ky ka qene realiteti ne kohen e PD po ky realitet eshte dhe Sot be kohen e PS Drejtuesit e Aluiznit jane bere miliardera duke keq perdorur kete ligj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *