• |
ide | kryesore

Shkon në 140 numri i viktimave nga sulmi në Moskë

Arkiva, Planet, Të fundit
Moskë



Numri i viktimave nga sulmi i 22 marsit në një sallë koncertesh në Moskë ka arritur në 140, thanë autoritetet, teksa ka raportime se autoritetet kanë ndaluar operacionet për kërkimin e trupave të pajetë.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha më 27 mars se katër nga 76 personat që gjenden në spital janë në gjendje kritike.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Fatkeqësive, përfundoi pastrimin e rrënojave në sallën e koncerteve, teksa u raportua se kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar.

Katër persona të armatosur sulmuan sallën e koncerteve Krokus, duke qëlluar drejt njerëzve dhe duke i vënë flakën sallës.

Një gjykatë ruse më 25 mars ngriti akuza ndaj katër qytetarëve të Taxhikistanit për kryerjen e aktit të terrorizmit. Katër të tjerë po akuzohen se kanë ndihmuar sulmuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *