• |
ide | kryesore

Koncensionet në shëndetësi, rimblidhet të martën Komisioni Hetimor

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të martën e ardhshme, 2 prill, do të zhvillohet mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë.

Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për të dakordësuar ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit javën e kaluar pas paktit PS-Rithemelimi ndërsa ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Rama e ish ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu.

Mbledhja e parë u zhvillua me debate të ashpra. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi akuzoi se dy koncesionet, ai i sterilizimit e Check-up janë korruptive, ndërsa Zhupa dhe Ndreca u përplasën për konfliktin e interesit.

Ky komision ka në fokus Check up -et dhe Sterilizimin pasi hoqi dorë nga koncesionet për laboratorët mjekësore e hemodializën.



1 Comment

  1. Futi nji komision se drejtesia marroi pun. Beqja doli çun flori

    Arritje e madhe e skaaaappppit! Akuzë për shperdorim nga hiçakuze.

    Qija robt hajdut me çizme , vjedhje korrupsion qindra milion euro perfundojnë si gabime drejtshkrimore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *