• |
ide | kryesore

Vuçiç cakton kryeministrin e ri

Arkiva, Lajme, Të fundit
vucic vucevic



Millosh Vuçeviç, që ka mbajtur postin postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe ministrit të Mbrojtjes në tetor të vitit 2022, duke qenë jnjëherësh udhëheqës i Partisë Progresive Serbe në pushtet, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Në vendimin, që u nënshkrua nga Vuçiçi, thuhet se Millosh Vuçeviç “k treguar se ka dedikim dhe ekspertizën e nevojshme për të kryer funksionin e kryeministrit”.

Vuçiq tha se kryeministri i ri i Serbisë “do të vazhdojë të zbatojë programet që synojnë të rrisin standardin e jetesës të të gjithë qytetarëve, projekte në fushën e shëndetësisë, arsimit, shkencës dhe teknologjisë, zhvillimin e infrastrukturës, ekologjisë, energjisë bujqësisë, turizmit si dhe në fusha të tjera të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe përparimit të saj në rrugën evropiane”.

Kryetar i SNS-së në maj të vitit 2023, kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua nga udhëheqja e partisë ai e nvori partinë fituese në zgjedhjet e shumëkontestuara në dhjetor të vitit 2023.

Lista e SNS-së me partnerët e koalicionit “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk duhet të ndalet”, fitoi 46.75 për qind të votave, apo 129 ulëse në Parlamentin prej 250 ulësesh.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *