• |
ide | kryesore

VIDEO/ Festa kthehet në tragjedi, zyrtari turk humb jetën nga shembja e ballkonit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Turqisë



Entuziazmi i fitores në zgjedhjet lokale në bashkinë Tavas të Turqisë i ka marrë jetën njërit prej zyrtarëve kryesore të Partisë Popullore Republikane. Bëhet fjalë për Mehmet Palaz i cili kishte dalë në ballkonin e godinës së partisë së bashku me disa kolegë e simpatizantë, pas fitores që kishin korrur me kandidatin e tyre, Kadir Tatık. Nga mbingarkesa, ballkoni i katit të dytë është shembur duke shkaktuar vdekjen e Palaz dhe plagosjen e Tatik.

Mediat turke bëjnë me dije se në këtë incident mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë opozitare, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.

Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e kolegut të tij. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *