• |
ide | kryesore

Aksidentohet makina me emigrantë në rrugën Këlcyrë-Përmet, 8 viktima

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 në aksin Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar. Një automjet ka del nga rruga dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa. Për pasojë kanë humbur jetën 8 shtetas, 7 prej të cilëve nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit, një shtetas nga Shkodra. Sipas policisë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e shkakut të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra). Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *