• |
ide | kryesore

“Babalja”, caktohet data e gjyqit në Apel për Salianjin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Salianji: Kultivimi i kanabisit nga ushtria, i denjë për skenaristët e filmave



Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar datën e përballjes gjyqësore të deputetit demokrat Ervin Salianji, i pandehur në dosjen “Babalja”. Sipas Apelit, seanca është caktuar më datën 12 prill, ora 10:00.

Në shkallën e dytë kjo çështje do të shqyrtohet nga një treshe gjykuese me relator gjyqtaren Elona Toro dhe anëtarë gjyqtarët Iliba Bezati dhe Genti Shala. Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *