• |
ide | kryesore

Berisha ashpërson tonet: Nxirreni hajdutin Veliaj për zverku

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta këtë të martë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai ftoi qytetarët të protestojnë të premten paradite përpara bashkisë kundër vjedhjes së parave të qytetarëve.

“Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës. Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.00. Të gjithë në protestë. A ka poshtërim më të madh për Tiranën?

A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin. Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është” – tha Berisha.

Më pas Berisha ka komentuar dosjen 5D.

“Një i quajtur Redi Molla, ka regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës. Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit. Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni. Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia” – tha Berisha që kërkoi dorëheqjen e Veliajt.

“Belindi e kapi me hotel në dorë, me vjedhje në dorë. Sulm kundër tyre për dinjitetin e Tiranës, për dinjitetin tuaj. Sulm gjer në fitore! Miqtë e mi, një rrjet drejtorësh që bënin tendera për ndërmarrjet e tyre, që i fitonte tenderat e bashkisë ndërmarrja e tyre, siç donin ata vetë, që ndërtonin hotele në Durrës dhe Dhërmi.

Një rrjet i tmerrshëm merimange, haptas padronë, pa dorashka, pa asgjë. Në sulm, në sulm, në sulm! Në sulm! Olsi Rama, hiq dorë nga 37 mijë metrat, se atje do e kesh popullin edhe ti. Hajdut! Në qoftë se populli nuk e merr në dorë, a e keni vënë re ju se çdo ditë Edi Rama poston grabitjen 4 miliardëshe në Portin e Durrësit.

Demokrate dhe demokratë të Durrësit, në këmbë në mbrojtje të pasurisë së Durrësit. Ora nuk pret, ora na thërret të përballemi me hajdutët që po e shkatërrojnë Shqipërinë. Miqtë e mi një demokrat më thoshte se hoteli në Durrës është i Olsi Ramës dhe Erion Veliajt.

I them unë: a ke ndonjë dokument për këtë punë? Dëgjojeni mençurinë e tij. Dokument nuk kam, por kam qenë aty dhe më kanë thënë punëtorët. E dyta, po injorojnë edhe punëtorët. Po si ka mundësi, tha, cili është ai kryeministër në botë që mund t’i japë status strategjik një njeriu me një ndërmarrje me një punëtor, pa bilanc të ndërmarrjes së tij. Atëherë ai e bën për veten e vet.

Të fillojmë pra të premten, të mbështesim aleancën fitimtare. Çështja e teatrit është kauza e fitimtarëve. Nuk braktiset kurrë! Por këto që dëgjojmë, këto që shohim janë absolutisht kazus për të gjithë mosbindjen civile dhe betejën fitimtare tonë. Erion o horr, mos u duk më në bashki. Jep dorëheqjen menjëherë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. O Sale po ku do tja dije kellira e ures vajgurore per peshtyma e domate. Ketij pabythsi ja kane poshteruar e degjeneruar gruan ne sy e ky i ka thene faleminderit e thongsha mutin. Ky specie pa shtylle kurrizore sa me shume e rreh, i gjuan, e shan, e degjeneron aq me shume ngerdheshet e mbjell peme. Bashkia duhet bllokuar nga populli deri sa degjenerata te jape dorheqje e te zhduket nga skena politike..

  2. Doktori eshte embleme , cdo dite e me shume dalin ne pah vlerat e tij! Me keto qe po shohim e degjojme eshte per tju lutur Zotit per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *