• |
ide | kryesore

Jared Leto: Arsyeja pse nuk do marrë pjesë në Met Gala

Paparazzi



Jared Leto ka zbuluar së fundmi se nuk do të marrë pjesë në Met Gala-n e ardhshme.

Rokeri 30 Seconds to Mars do të anashkalojë festimet e këtij viti ndërsa ai dhe grupi i tij nisin pjesën evropiane të turneut të tyre Botëror Seasons.

“Do jem në turne,” i tha Jared  E!News në iHeartRadio Music Awards 2024 më 1 prill. “Kanë kaluar pesë vjet.” Megjithatë, 52-vjeçari siguroi se do të shikojë nga larg paraqitjet në tapetin e kuq.

Por një turne ndërkombëtar nuk është e vetmja gjë në programin e Jared këtë verë. Siç vuri në dukje fituesi i Oskarit, ai po xhiron gjithashtu Tron: Ares – një rindezje e Tron të vitit 1982 dhe Tron Legacy të vitit 2010 – mes koncerteve.

Është shumë e çuditshme, për të qenë i sinqertë, sepse shfaqjet kanë të bëjnë me lirinë absolute,” tha Jared, “dhe aktrimi ka të bëjë me kontrollin. Është bukur t’i bësh të dyja. Unë kurrë nuk i kam bërënë të njëjtën kohë më parë. Është shumë intensive. Do të jetë një përvojë interesante.”

Dhe meqenëse turneu ishte shtyrë më parë për shkak të grevës së aktorit dhe vonesave  në orarin e xhirimeve të tij, Jared mezi pret të kthehet në skenë për të kënduar së bashku me fansat e tij. “Audienca është rritur,” tha ai, duke shtuar se ka “aq shumë pasion” në shfaqje./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *