• |
ide | kryesore

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt vodhën edhe paratë e klorit të ujësjellësit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlliçi



Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi thotë se ka marrë informacione mbi tenderin e glorifikimit të ujësjellësit të Tiranës të vitit 2016, përmes të cilit sipas tij janë vjedhur 600 mijë euro. Këlliçi tha se paratë janë vjedhur, kanë bërë sikur kanë hedhur klor në ujësjellësin e Tiranës, ndërsa UKT drejtohej nga Redi Molla dhe Mariglen Qato.

“Këta kanë terrorizuar qytetarët e Tiranës, kanë terrorizuar qytetin e Tiranës”, – tha Këlliçi në emisionin e Adi Krastës, “A show” në Syri Tv. Ai u shpreh se nga moment kur nisi arrestimi i drejtorëve po ndodh një gjë pozitive, pasi po na mbërrijnë informacione mbi abuzimet e kësaj bande, mbi vjedhjet që kanë bërë.

“Unë dhe ekipi po ndjekim paratë që Erion Veliaj dhe banda e tij po vjedhin dhe i investojnë në biznese. Këtë nuk po bën SPAK sot, nuk po ndjek paratë”, – tha Këlliçi.

Sipas tij, kjo histori nuk mund të mbyllet duke i vënë kapak me disa arrestime drejtorësh, që do të bëjnë 1 vit burg dhe më pas të marrin dhjetëra milionë euro. Këlliçi tha se hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah se në atë që njihet si dosja ‘5D’ përfshihen shumë më shumë se 5 drejtorët.

Këlliçi tha se Erion Veliaj është i kapur me duart brenda te Inceneratori i Tiranës dhe në dosjen ‘5D’. Këlliçi tha se Veliaj duhej të ishte marrë në hetim apo të ishte me masë sigurie nga SPAK, gjë që s’po ndodh.

“I gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë së Tiranës janë 3 në burg, 6 me masa sigurie, 7 nën hetim, pra janë 16 drejtorë, e gjithë kupola e bashkisë, që mund të shkojnë të gjithë në burg”, – tha Këlliçi.

Ai tha se Bashkia e Tiranës është shndërruar në tempullin e korrupsionit.

“Janë vjedhur 100 % fondet, janë të përfshirë të gjithë ata që përbënin shtabin elektoral të Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit. Kemi një problem që përveç Syri TV dhe disa mediave të tjera, pjesa tjetër e mediave ushqehen me paratë e Velijt, ndaj dhe nuk flasin për të.

Taulant Tushe ishte shefi i shtabit drejtues të Erion Veliajt, Mariglen Qato ishte i deleguar politik, Eglantina Zëre po kështu. Keni Arben Malokun, i kapur në një tjetër skemë si dosja ‘5D’, por këtij i kemi kapur që ka vjedhur vetëm 6 mln euro”, – tha Këlliçi.

Ai tha se linçimin, blerjen e votave dhe vjedhjen që ka bërë kjo bandë, nuk e falin qytetarët e Tiranës. Sipas tij, Veliaj po lëshon drejtorët një nga një, njëlloj siç po bën Edi Rama, për të shpëtuar veten e tij.

“Erion Veliaj harron se nuk është Edi Rama. Edhe këta drejtorë që sot po shkojnë në burg, një ditë do të ndërgjegjësohen. Është një vjedhje e paparë, vjedhin taksat tona, pastaj krijojnë biznese, marrin statusin, përjashtohen nga taksat”, – tha Këlliçi. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Talenti me i madh i Edi Rames eshte qe i bindi zoterinjte bashkevjedhes me kollare qe burgu per hesap te tij nuk eshte fundi botes. Kesaj nuk ja kishte dale njeri deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *