• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Velipojë, plagoset një 27-vjeçar (EMRI)

Arkiva, Lajme, Të fundit
fier Velipojë



Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Malkolaj. Policia thotë se i plagosur ka mbetur një i ri, 27-vjeçar i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Emiliano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *