• |
ide | kryesore

‘Plumbi i artë’/ Klevis Alla dënohet me 25 vite burg për vràsjen e vëllezërve Haxhia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Klevis


GJKKO ka dhënë 36 vite burg për 3 prej personave të përfshirë në dosjen ‘Plumbi i Artë’, një prej dosjeve që tronditi opinionin publik për nga krimet e zbardhura nga i penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Klevis Alla është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës. Ndërkohë, 11 vite burg janë dhënë për Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës.

Klevis Alla e humbi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi ka dhënë deklarata të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen ‘Plumbi i Artë’. I njohur ndryshe edhe si Çapaçuli, Klevis Alla, pati deklaruar se autor në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj dhe shokëve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci.

Dëshmitë e Allës, kanë rënë në kontradiktë me ato të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës. Kështu GJKKO ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit duke e shpallur të pafajshëm. Lidhur me këto dy vrasje më herët janë pushuar akuzat edhe për Talo Çelën.

Lexo më tej: Vrasjet me pagesë/ Dalin akuzat për Nuredin Dumanin dhe 19 banditët e tjerë 

Vetë Alla sipas GJKKO, ka qenë shofer i makinës me të cilën u transportuan vrasësit e Haxhias. Në deshminë e tij, ekzekutor ishte Nuredin Dumani, që mbante në kokë një kapuc, bashkë më një tjetër që nuk e njihte. Po ashtu Alla ka treguar se ka telefonuar Besmir Haxhinë për t’u takuar. Ky I fundit ishte tek dyqani i agjencisë dhe pa vonesë ka shkuar tek tregu i Shënvlashit bashkë me vëllanë e tij Viktorin.

Sapo makina “Golf 6” është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, kurse ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Më pas Dumani, zbriti nga makina dhe shtiu përsëri mbi trupat e gjakosur, të cilët i vrau për një borxh të pashlyer. Alla ishte personi që braktisi makinën Benz disa metra poshtë varrezave zonës, aty ku ka hedhur dhe armët.

Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 6 vite burg, Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, më 17 shtator 2020, në Elbasan. Xhixha është shpallur fajtor po ashtu edhe për vendosjen e një eksplozivi në banesën e Talo Çelës në nëntor 2020 në Elbasan.

Dëshmitë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, ndërsa përmenden edhe ‘bosët’ e krimit në vend si Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamber Mehajn, Sokol Sanxhaktarin, Florenc Hoxha, Elio Bitri etj, të cilët ndër të tjera kishin porositur eliminimin e njëri-tjetrit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *