• |
ide | kryesore

Rritja ekonomike ngadalësohet ndërsa bujqësia bie në recesion

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Gjergj Erebara

Bujqësia shqiptare, një nga sektorët më me potencial për zhvillim në një vend që përjeton bum turistik, pësoi një rënie vjetore në prodhim prej 0.68% gjatë vitit 2023, ndërsa kishte pësuar një rritje minimale prej 0.06% në vitin paraardhës. Rënia e bujqësisë vjen në një kohë kur fondet e shumta të Bashkimit Evropian dhe subvencionet e paguara nga qeveria, supozohej se do të duhej të kishin dhënë efekt në rritjen e saj. Situata as nuk pritet të përmirësohet së shpejti për shkak se Bashkimi Evropian i pezulloi fondet e ndihmës për Shqipërinë në korrikun e vitit të kaluar pas dyshimeve për korrupsion.

Ekonomia shqiptare në tërësi u rrit me 3.44% në vitin 2023 sipas vlerësimit paraprak të INSTAT, duke u ngadalësuar nga kuota 4.86% e vitit 2022 dhe 8.91% e vitit 2021.

Rritja ekonomike prej 3.44% është poshtë potencialit të rritjes së vlerësuar nga FMN në rreth 4.5%, por nga ana tjetër, kjo është një rritje e pabarabartë. Kështu, ndërsa sektori i bujqësisë, në të cilin vlerësohet se punon një pjesë domethënëse e popullsisë shqiptare, pësoi recesion, rritja prej 3.44% u furnizua në pjesën më të madhe nga investimet në sektorin e ndërtimit dhe aktiviteti i pronave të patundshme, sektorë nga i cili përfitojnë një numër i vogël shqiptarësh.

Kështu, sektori i ndërtimit u rrit me 9.7% ndërsa ai i pronave të patundshme u rrit me 11.3%.

Të dhënat mbi rritjen ekonomike, të ballafaquara me ato të bilancit të pagesave, duket se i përkasin dy botëve të ndryshme. Ndërsa te rritja ekonomike nuk vërehet asgjë e jashtëzakonshme, në kuptimin që rritja është poshtë potencialit dhe e përafërt me rritjen mesatare shumëvjeçare të dekadës së fundit, bilanci i pagesave paraqet ndryshime domethënëse. Llogaria korrente, e cila mat hyrjet dhe daljet e valutës për arsye të ndryshme, kishte një deficit në nivelin e mbi 1 miliardë eurove në vitin 2022 dhe kjo është situata e zakonshme e ekonomisë shqiptare gjatë viteve të fundit. Por deficiti i llogarisë korrente u reduktua në mënyrë dramatike në vetëm 191 milionë euro, shifra më e ulët në histori. E megjithatë, pavarësisht se deficiti është reduktuar në mënyrë dramatike, ai vijon të mbetet deficit. Do të thotë që, të 191 milionë eurot e dala më shumë se sa hyrjet valutore do të duhej të rëndonin në vlerën e lekut në kursin e këmbimit. Ajo që ndodhi ishte e kundërta. Një shumë parash me origjinë të panjohur duket se ka mbuluar deficitin dhe ka qenë mjaftueshëm më e madhe sa të shkaktojë një forcim të lekut me gati 10%.

Dhe këto ndryshime dramatike në bilancin e pagesave dukshëm kanë dhënë, jo efekt pozitiv në ekonominë e gjerë, por me gjasa, kanë dhënë efekt negativ. Rritja ekonomike vijon të mbetet vetëm 3.44% në një kohë që Shqipëria mbetet një vend me të ardhura të ulëta, e për rrjedhojë, me potencial për rritje ekonomike normale prej 5 apo 6 për qind në vit./BIRN



3 Comments

  1. ” Bujqësia shqiptare, një nga sektorët më me potencial për zhvillim në një vend që përjeton bum turistik, pësoi një rënie vjetore në prodhim prej 0.68% gjatë vitit 2023 ” ?????????????????? hahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaa…….
    A mund te ma shpiegoje ndonje kete fenomen ufosh? Ku jane 10 milion turistet e tu o pallosh ? Hengen bar ?
    E kupton o kurve e rrac karakurvash se genjeshtrat e tua jane teper bajate ?

  2. bujqesia ti rruaje topet edi rames se vete e votuan, dhe pasi tia rruajne mire ti bejne nje fyt. popull kurve

  3. Mos se do nevrikoset qikllopi erion brace, ben shere ai. Pandi majkopeleshbythe alqis baltas mutis tavas vangjel karispidhis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *